• Mat, ofroj vend pune Panelist - Vezhgues

Mat
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Mekanik
Gjuha
NJOFTIM PER VEND TE LIRE PUNE

UZINA E FERROKROMIT BURREL

PANELIST - VEZHGUES
AlbChrome eshte kompania lider ne rajon ne Industrine Minerare, dhe prodhuesi me i madh i Kromit dhe Ferrokromit ne Shqiperi. Per me shume se 20 vite, AlbChrome perfaqeson nje nga kompanite me resurset me te pasura me krom ne Europe. Asetet e kompanise Albchrome jane: Miniera e Kromit Bulqize, Uzina e Ferrokromit Elbasan, Uzina e Ferrokromit Burrel, Impianti i Seleksionimit Klos.

Pozicioni: Panelist - Vezhgues
Kontrata e punes: Pa afat
Vendodhja: Uzina e Ferro Kromit Burrel

Detyrat dhe Përgjegjësitë:
1. Pergjigjen per ngarkimin e furrave dhe për përdorimin e rregullt, ruajtjen dhe mirëmbajtjen e pajisjeve dhe makinerive të ngarkimit.
2. Këto punonjës kanë në ngarkim mjetet e ngarkimit të furrave, kolektorët e ujit qarkullues, të gjithë pajisjet e instaluara në kuotën 5 m, 12 m etj. 3. Merr në dorezim me proçes–verbal të rregullt pasi ka kryer kontrollin për gadishmërinë e pajisjeve, mirëmbajtjen e dokumentacionit teknik, higjenën dhe pastërtine në Kuoten 5m dhe 12m 4. Mban përgjegjësi direkte për kontrollin e te gjithë aparaturave në furrë, sinjaleve dhe çelesave në çdo post pune, që janë në funksion të gadishmërisë së furrave.
5. Bën ngarkimin e furrave dhe siguron kalimin e mishelës në furrë, ruan mirë nivelin e ngarkesës në çdo pjesë të furrës, me qëllim që ti sigurojën punen normale të saj.
6. Detyra te tjera sipas profilit te punes.
Kerkesat per punesim: Perparesi nese ka experience te meparshme ne kete pozicion ose te kete kryer një kurs formimi profesional. Te jete i afte fizikisht dhe menderisht, vertetuar me raport mjekesor.
Procedura e aplikimit për këtë vënd pune:
Për te aplikuar për këtë pozicion pune, jeni të lutur te paraqisni Kerkesen tuaj me shkrim me nr. tuaj te kontaktit ne:
1. Zyrat e Uzines se Ferrokromit Burrel, Komesi, Burrel. 2. Zyrat qëndrore të Albchrome : Rr."Dervish Hima", Pallati Ambasador 3, kati 1, nr.3, Tiranë

Afati i fundit per dorezimin e dokumentave eshte data 31 Maj 2021
 


Apply
Back
Top