• Tirane, ofroj vend pune Menaxher Shitje

Kompania Albalight shpk eshte nje kompani qe merret me tregtimin dhe instalimin e materialeve elektrike dhe kerkon te punesoje Menaxher Shitjeje Terreni .
Menaxheri Shitjes duhet të arrijë objektivat e percaktuara, duke respektuar politikat e kompanisë. Duhet te mbaje marrëdhënie pozitive biznes-klient, ne menyre qe te siguroje shitjet e ardhshme.

Pershkrimi I punes/ detyrat:
  • Përgjegjës për menaxhimin e një zone të caktuar dhe ndjekja e marrëdhënieve me klientët;
  • Përgjegjës për mirëmbajtjen e rrjetit ekzitues të klientëve dhe identifikimin e klientëve të rinj;
  • Ndërton, mirëmban dhe përmirëson marrëdhëniet e biznesit me klientët duke siguruar plotësimin e nevojave të tyre sipas standarteve më të larta;
  • Negocion me klientët për pozicionim më të mirë dhe prezencë më të madhe të produkteve;
  • Përgatit analiza të tregut, të konkurrencës, të cmimeve, si dhe të kënaqësisë së klientit.
  • Raporton sipas kërkesës dhe standarteve të raportimit
Kualifikimet:
  • Te kete experience ne fushe te ngjashme.
  • Të zotërojë lejë drejtimi automjeti kategoria B;
  • Te kete njohuri te gjuhes Angleze
  • I afte te punoje ne terren.
  • Te kete aftesi shume te mira komunikimi.
  • Pozitiv dhe Dinamik
Shenime : Personat e interesuar duhet te dergojne CV me te dhenat e tyre ne adresen e emailit info@albalight.al

Alba Light promovon shanse te barabarta.
 


Apply
Back
Top