• Tirane, ofroj vend pune Operator dhe Shërbimi i Klientit Online

Tirane
Nr. Njesia - Zona me e afert?
11 Vore
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Call Center Operator/e
Gjuha
  1. anglisht
Eksperienca
vetem me eksperience
Profesionisti_banner.jpg


Profesionisti Recruitment Agency, për llogari të një Klienti lider në sektorin Retail, është në kërkim të kandidatëve për pozicionin e punës Operator dhe Shërbimi i Klientit për E-shop.
Përmbledhja e pozicionit: Siguron një shërbim të shkëlqyer ndaj Klientëve online, në përputhje me të gjitha rregullat dhe politikat e kompanisë, me qëllim rritjen e kënaqësisë së klientit dhe arritjen e objektivave të kompanisë.

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Mirëpret dhe ndjek çdo kërkesë dhe komunikim nëpërmjet rrjeteve sociale, internetit, livechat ose telefonit.
  • Dëgjon me vëmendje maksimale kërkesën e klientit dhe siguron që e ka kuptuar nevojën e tij, jep zgjidhje ose rekomandon alternativa të përshtatshme.
  • Ofron informacion duke i ardhur në ndihmë Klientit për udhëzimet e publikuara në faqen e dyqanit online apo njoftimet e bëra në rrjetet sociale, shërbimet në dispozicion, gamën e produkteve dhe ofertat promocionale. U përgjigjet me dedikim pyetjeve dhe kërkesave dhe vlerëson nevojat e klientëve.
  • Monitoron në mënyrë të vazhdueshme sistemin e blerjeve online dhe raporton për çdo problem që konstatohet tek Menaxheri apo departamenti përgjegjës.
  • Jep udhëzime mbi regjistrimin e klientit, kartën e klientit, tarifat e transportit, mënyrat e pagesave dhe shpjegon me interes çdo shërbim tjetër që mund të kërkoje klienti.
  • Bashkëpunon ngushtë me departamentet e tjera, në mënyrë për të kënaqur nevojat e klientëve. Trajton kërkesat e klientëve në mënyrë profesionale dhe efikase.
  • Raporton në fund të turnit mbi transaksionet që janë në proçes dhe sigurohet që informacioni është i njëjtë me atë që ka operatori i logjistikës.

Kualifikimet e kërkuara:

  • Minimumi 1 vit eksperincë pune në pozicione të ngjashme
  • Njohuri të mira të aplikimeve të Microsoft Office.
  • Të ketë njohuri shumë të mira kompjuterike dhe të rrjeteve sociale
  • Të ketë aftësi shumë të mira komunikuese;
  • Të ketë personalitet të qetë dhe integritet të lartë;
  • Trajnimet ne fushën relevante do të kenë përparësi;
  • Të jetë i aftë të punojë në ekip
  • Të ketë aftësi të mira organizative të kohës dhe prioriteteve
  • Përbën avantazh eksperienca e mëparshme e punës në vendet e BE

Edukimi: Diplome Universitare ne Marketing, Shkenca Sociale, Teknologji Informacioni

Në rast se posedoni cilësitë e listuara më sipër, ju lutem të dërgoni CV tuaj duke specifikuar pozicionin në fjalë në adresën tonë elektronike: rekrutim@profesionisti.al ose mund të kontaktoni në numrat e kontaktit: +355 68 208 1362 / +355 68 208 1357
"Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për "Mbrojtjen e të Dhënave Personale”
 


Apply WhatsApp
Back
Top