• Tirane, ofroj vend pune Menaxher Key Account HoReCa

Pozicioni: Menaxher Key Account
Departamenti i Shitjeve
Kategoria e produkteve HoReCa

“KOSMONTE FOODS TIRANA” sh.p.k, kompani lider ne treg ushtron aktivitetin e saj ne fushen e importit dhe distribuimin e produkteve ushqimore ne Shqiperi, Kosove, Gjermani dhe Dubai. “Kosmonte Foods Tirana”, ofron pune te rregullt brenda dhe jashte vendit, te qendrueshme dhe me kontrate afatgjate, shperblime dhe bonuse ne baze te performances dhe realizimeve. Për shkak të zgjerimit të vazhdueshëm kompania është në kërkim të stafit të ri energjik dhe me dëshirë për rritje profesionale. Kjo shoqeri shpall konkursin per pozicionin e punes: Menaxher Key Account per Kategorine HoReCa.

Ky pozicion kerkon pergjegjshmeri te larte per tju pergjigjur kerkesave specifike qe kane klientet e biznesit. Menaxheri Key Account eshte pergjegjes per ecurine, bashkepunimin dhe shkembimin e informacionit me klientin biznes: HoReCa. Duhet te kete aftesi te mira organizuese per zgjidhjen e situatave negative ndaj klienteve tane te biznesit te madh qe jane teper te ndjeshem ndaj zgjidhjeve fleksibel te problematikave te tyre.

Pershkrimi i Punes:
-Vizita sistematike e pikave HoReCa te percaktuara
-Marrja e porosive nga pikat shitese dhe dergesa e menjehershme ne Magazinen qendrore
-Mbikeqyrja sitematike ne pikat shitese ne menyre qe te mos kete mungese te produkteve ne asnje moment
-Raporton per gjendjen ne treg, ne menyre te vecante per mallrat konkurrente si dhe per cfaredo verejtje apo sugjerim tjeter nga bleresit
-Mban evidence ditore per punen ne terren, referon veshtiresite eventuale dhe propozon zbatimin e masave te caktuara per raste konkrete
-Prezanton produkte e reja te te gjithe klientet te cilet viziton
-Zhvillimi dhe ruajtja e marredhenieve me klientet
-Rekrutimi dhe rritja e vazhdueshme e klienteve.

Kualifikime/Kerkesa
Arsimi i lartë (Fakulteti ekonomik)
Eksperienca të ngjashme në fushën e shpërndarjes, distribucionit në tregun shqiptar,
Të posedojë leje drejtimi automjeti
Njohja e gjuhes angleze perben avantazh.

Duhet t’i permbahet ketyre rregullave:
Të jetë korrekt dhe i disiplinuar në menaxhimin e produkteve te Kompanisë,
Aftësi të mira komunikuese,
Aftësi të mira tregetimi dhe negocimi,
Aftesi per te menaxhuar kohen ne terren,
Aftesi te mira organizative ne zgjidhjen e situatave te ndryshme ne treg,
Te kete perkushtim maksimal gjate orarit te punes,
Te karakterizohet nga ndershmeria, integriteti dhe korrektesia,
Te kete aftesi organizative, dhe te ndihmoj ne dhenien e ideve te reja,
Te eci me te njejtin hap me qellimet dhe synimet e kompanise,
Te ruaj konfidencialitetin dhe te kete etike te larte profesionale.

Shenime:
Ky pershkrim pune nuk eshte gjitheperfshires. Punemarresi mund te kryej dhe detyra te tjera per plotesimin e nevojave te kompanise.
· Te gjithe te interesuarit jane te mirepritur te dergojne CV, si dhe te percaktojne pozicionin per te cilen aplikojne, ne email: apliko@kosmontefoods.al ;
· Ju informojme se vetem kandidatet e perzgjedhur nga dokumentacioni i tyre do te njoftohen per interviste.
· Emeroni CV-ne sipas ketij formati (emer [hapsire] mbiemer [hapsire] CV) dhe pozicionin e deshiruar.

*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr 9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.
 


Apply
Back
Top