• Tirane, ofroj vend pune Ekonomiste Faturuese

Tirane
Nr. Njesia - Zona me e afert?
11 Vore
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Ekonomist-Financier/e
Gjuha
  1. anglisht
Eksperienca
vetem me eksperience
Profesionisti_banner.jpg


Profesionisti Recruitment Agency, për llogari të një Klienti lider në sektorin Retail, është në kërkim të kandidatëve për pozicionin e punës Ekonomiste Faturuese.

Përmbledhja e pozicionit: Qëllimi i pozicionit të punës është përpilimi i Faturave të Shitjes në sistemet informatike

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Kontrollon në sistem dhe përpilon faturat tatimore të shitjes dhe ato të kthimeve.
  • Koordinon me arkëtaren për likujdimin e faturave të lëshuara.
  • Koordinon me departamentet përkatëse për lëshimin e faturave dhe daljen e produkteve.
  • Mban database për faturat e lëshuara dhe për kthimet, si dhe krijon raporte mujore për to.
  • Raporton me shkrim tek Drejtori i Financës, për çdo problem të lindur gjatë punës.
  • Mban gjithmonë një sjellje të mirë dhe profesionale me klientët, duke u munduar që klienti të largohet shpejt dhe i kënaqur nga shërbimi.
  • Ndihmon departamentin e Financës për çdo detyrë tjetër që mund ti ngarkohet në rast nevoje.

Kualifikimet e kërkuara:

  • Edukimi: Master ne Finance-Kontabilitet
  • Minimumi 2 vite eksperincë pune në pozicione shitje dhe faturimi
  • Njohuri të mira të aplikimeve të Microsoft Office.
  • Të ketë aftësi shumë të mira komunikuese;
  • Të ketë personalitet të qetë dhe integritet të lartë;
  • Trajnimet ne fushën relevante do të kenë përparësi;
  • Të jetë person që e kupton dhe e respekton hierarkinë;
  • Të jetë i aftë të punojë në ekip
  • Të ketë aftësi të mira organizative të kohës dhe prioriteteve
  • Përbën avantazh eksperienca e mëparshme e punës në vendet e BE


Në rast se posedoni cilësitë e listuara më sipër, ju lutem të dërgoni CV tuaj duke specifikuar pozicionin në fjalë në adresën tonë elektronike: rekrutim@profesionisti.al ose mund të kontaktoni në numrat e kontaktit: +355 68 208 1362 / +355 68 208 1357
"Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për "Mbrojtjen e të Dhënave Personale”
 


Apply WhatsApp
Back
Top