• Dhermi, ofroj vend pune KAMARIER RESTORANTI

Dhermi - Palase
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Banakier | Kamarier
Gjuha
Eksperienca
vetem me eksperience
Coast to Coast Shpk , “Resorti Drymades Inn” ofron mundesi punesimi ne pozicionin : KAMARIER RESTORANTI
Detyrat dhe përgjegjësitë

  • Mirëseardhja dhe ofrimi i shërbimit të personalizuar për të gjithë klientet
  • Ndihmon klientet në zgjedhjen e tavolinës, servimi i kafesë, pastrimi i tavolinave
  • Njohja me artikujt e menu-së së restoranit
  • Njohja e informacionit te pergjithshem për hotelin, shërbimet e ofruara, orarin e punës, vendndodhjet e ndryshme, etj.
  • Pëgatitja dhe mirëmbajtja e vazhdueshme e zonës së punës
  • Fshirja e derdhjeve, ruajtja e pastërtisë të të gjitha pajisjeve dhe hapësirës së banakut gjatë ndërrimit
  • Inspektoni pastërtinë dhe prezantimin e të gjitha pjatave dhe setit të ngrënies (thikë, pirun, lugë, gotë, etj.) përpara përdorimit
  • Ndihmon me detyrat përmbyllëse, përfshirë ruajtjen e të gjitha mallrave të ripërdorshme, pastrimin e pajisjeve si dhe kthimin e tyre në vendet e duhura
  • Punon si anëtar i ekipit në aspekte të tilla si: pastrimi, punët anësore, përgatitja dhe ruajtja e ushqimit
  • Mbyll turnin duke pastruar dhe rivendosur furnizimet për ditën tjetër
  • Sigurohet qe klientet të shërbehen me produkte të cilësisë së lartë
  • Mban gjithmonë qëndrim mikpritës

Kërkesa dhe kualifikime:

  • Sjellje miqësore dhe profesionale
  • Kryerja e detyrave të ndryshme në të njëjtën kohë
  • Njohuri të mira mbi shërbimin e ushqimit dhe pijeve
  • Njohuri adekuate të gjuhës angleze
  • Diplomë të shkollës së mesme (kërkesë minimale)

Të interesuarit ju lutem të dërgojne aplikimin dhe CV në adresën : hr@drymadesinn.al
 


Apply
Back
Top