• Tirane, ofroj vend pune Drejtor Sigurie

Tirane
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Security | Polic | Ushtarak | Military
Gjuha
  1. anglisht
Eksperienca
vetem me eksperience
EPPC Albania kërkon një Drejtor Sigurie për klientin e saj.

Përgjegjësitë kryesore:



  • Garanton që Grupi të jetë në përputhje me kuadrin ligjor aktual sa i përket çështjeve të sigurisë;
  • Trajnon stafin për çështjet e sigurisë;
  • Përzgjedh materialet dhe pajisjet më të mira të sigurisë në projektimin e ndërtesave ku kompanitë zhvillojnë aktivitetin;
  • Përgatit procedurat dhe rregulloret e sigurisë;
  • Monitoron përputhshmërinë me masat e sigurisë, nga të gjitha filialet e biznesit ;
  • Organizim i rojeve të përhershem dhe të përkohshme;
  • Mbikqyr hartimin, zbatimin dhe menaxhimin e të gjithë infrastrukturës së sistemeve të sigurisë së Grupit;
  • Ruan marrëdhëniet me agjensitë lokale, shtetërore kompetente në zbatimin e ligjit, dhe agjensitë e tjera private të lidhura me sigurinë fizike;
  • Mbikqyr zbatimin e rregullave të sigurisë nga punonjësit dhe klientët;
  • Mbikqyr, udhëzon dhe vlerëson stafin nën vartësi.

Kërkesat për këtë pozicion janë:


  • Diplomuar në fushën e Rendit dhe Sigurisë;
  • Kualifikime dhe trajnime në këtë fushë përbëjnë avatazh;
  • Përvojë pune jo më pak se 5 vite në pozicione të ngjashme;
  • Eksperienca në Sektorin Bankar (e preferueshme);
  • Përdorimi i paketës MS Office;
  • Të zotërojë gjuhën Angleze;
  • Të jetë person korrekt, i saktë, i besueshëm, bashkëpunues dhe i organizuar.

Si të aplikoni:

Për të aplikuar për këtë mundësi punësimi, ju lutemi dërgoni CV-në tuaj në linkun që vijon:

Ju do të kontaktoheni vetëm në qoftë se CV-ja juaj dhe dokumentet shoqëruese do të kualifikohen.
Tek ne CV-ja juaj është e sigurt dhe trajtohet në konfidencialitet të plotë.
 
Back
Top