• Burrel, ofroj vend pune Inxhinier Mekanik

Tirane
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Inxh. Mekanike | Mekatronik
Gjuha
  1. anglisht
Eksperienca
vetem me eksperience
NJOFTIM PER VEND TE LIRE PUNE

Profili i Kompanisë: Balkan Finance Investment Group është një ndër grupet private investuese më të mëdha në Shqipëri dhe rajon, i pranishëm me aktivitete për zhvillimin e pasurive të paluajtshme, shitjet me pakicë, ofrimin e shërbimeve dhe manaxhimin e hapësirave tregtare apo industriale, telekomunikacion, industria minerare, financime dhe programe besimi për konsumatorët.

AlbChrome eshte kompania lider ne rajon ne Industrine Minerare, dhe prodhuesi me i madh i Kromit dhe Ferrokromit ne Shqiperi. Per me shume se 20 vite, AlbChrome perfaqeson nje nga kompanite me resurset me te pasura me krom ne Europe. Asetet e kompanise Albchrome jane: Miniera e Kromit Bulqize, Uzina e Ferrokromit Elbasan, Uzina e Ferrokromit Burrel, Impianti i Seleksionimit Klos.

Pozicioni: Inxhinier Mekanik
Kontrata e punes: Pa afat
Vendodhja: Uzina e Ferro Kromit Burrel

Funksioni bazë dhe qëllimi i përgjegjësive:
Inxhinieri Mekanik përmirëson, rishikon dhe implementon procedurat per veprimtarine e prodhimit ne Uzine, mbi te gjitha ceshjet teknike mekanike te saj duke vene ne funksion njohurite dhe praktiken me qellim trajtimin e avarive te ndryshme qe mund te lindin dhe parandalimin e tyre.
Rishikon planet mujore dhe vjetore per kryerjen e sherbimeve te pajisjeve mekanike dhe gjithashtu analizon difektet e ndryshme te pajisjeve dhe merr masa per zgjidhjen e tyre.

Detyrat dhe Përgjegjësitë:

  1. Harton dhe dergon per miratim te Kryeinxhinieri liste-kerkesen me pjeset e kembimit dhe materialet e konsumit, te nevojshme per kryerjen e sherbimeve dhe remonteve te planifikuara ne makinerite dhe pajisjet e stabilimentit.
  2. Ploteson periodikisht te gjithe dokumentacionin teknik te miratuar.
  3. Perpilon analiza te detajuara per rastet e shkeljeve te grafikut te sherbimit, cilesise se punimeve, zbatimit te rregullave te sigurimit teknik dhe mbrojtjes ne pune, duke evidentuar shkaqet dhe pasojat, dhe masat qe duhen ndermarre per evitimin e ketyre aksidenteve.
  4. Kryen instruktimin periodik te te gjithe punonjesve qe ka ne varesi per Rregulloret e vendeve te punes, dhe ne bashkepunim me Departamentin e Sigurimit Teknik per rregullat e sigurimit teknik e mbrojtjes ne pune.
  5. Cdo dite analizon defektet dhe merr masa per zgjidhjen e tyre, duke informuar me shkrim pergjegjesin e repartit .
  6. Eshte pergjegjes per terheqjen e materialeve nga magazina.
  7. Pergatit vizatime dhe skica te detaleve, te cilat nuk jane ne arkive dhe pas miratimit nga eprori i jep ato per prodhim.
  8. Periodikisht, se bashku me Brigadierin dhe Mekanikun apo Elektricistin e turnit te pare kryen kontrolle e matje te parametrave dhe sigurimin ne pune duke kontrolluar:

  1. Veglat e punes (ato mekanike dhe elektrike).
  2. Pajisjet ngritese transportuese (kavo dhe ganxhat e vincave, parango, zinxhiret dhe ganxhat transportuese te kovave, sistemet e frenimit te vincave etj.).
  3. Konsumimin e qafave te kovave te derdhjes se ferrokromit dhe skorjes.
  4. Mbrojtjet elektrike ne panelet e komandimit te furres, ne nenstacion, transformatorit te furres, etj.
  5. Ndricimin e reparteve dhe sektoreve te uzines.
Kualifikimet dhe Aftësitë e Kërkuara:
Edukimi: Diplomë Universitare per Inxhinieri Mekanike. Përbën përparësi nëse është diplomuar në master profesional në drejtimin “Inxhinieri Mekatronike” dhe specializuar ne kurse profesionale.

Eksperiencë Pune: Eksperience pune në pozicione drejtuese ne pozicione te ngjashme jo më pak se 5 vjet. Përbën përparësi nese kandidati ka pasur eksperienca te ngjashme ne pozicione drejtuese.
Aftësite:
  • Aftësi të shkëlqyera organizative, duke përfshirë aftësi për të planifikuar punën dhe vendosur prioritete;
  • Të ketë njohje të shkëlqyera të Rregullores së Sigurimit Teknik;
  • Aftësi të shkëlqyera komunikuese, të zotërojë etikë pune dhe integritet;
  • Afësi të shkëlqyera analitike dhe aftësi për të zgjidhur në mënyrë efikase problemet;
  • Aftësi për të kryer shumë detyra njëkohësisht dhe aftësi për të orientuar detajet;
  • Zoterim te plote të gjuhës Angleze në të folur dhe të shkruar;
  • Aftësi shumë të mira ndërpersonale;
  • Aftësi shumë të mira për të ruajtur informacionin konfidencial;
  • Aftësi për të koordinuar punën dhe projektet përkatëse;
  • Patente të vlefshme drejtimi per automjete.
Procedura e aplikimit për këtë vënd pune:
Për te aplikuar për këtë pozicion pune, jeni të lutur te dorëzoni CV të Detajuar dhe fotokopje te dokumentacionit qe provon edukimin, trajnimet dhe eksperiencen tuaj, ne keto adresa:
  • Zyrat qëndrore të Albchrome : Rr."Dervish Hima", Pallati Ambasador 3, kati 1, nr.3, Tiranë, Albania
  • Uzina e Ferrokromit Burrel.

Afati i fundit per dorezimin e dokumentave eshte data 20 Maj 2021.
Te gjitha aplikimet do te trajtohen me konfidencialitet te plote dhe ne perputhje me kerkesat e ligjit Nr. 9887, “Per Mbrojtjen e te dhenave personale”.

Vetem kandidatet e perzgjedhur per interviste do te kontaktohen nga Burimet Njerezore.
 


Apply
Back
Top