• Tirane, ofroj vend pune IT

Kompania intours Albania, një nga kompanitë lider në fushën e Turizmit per me shume se 15 vite,ju fton të aplikoni në pozicionin vakant ne Departamentin e IT ne zyren qendrore ne Tirane.

Përshkrim i përgjithshëm

Punonjesi është përgjegjës për mbarvatjen e sistemit operativ te zyres dhe back office

Aftësi dhe Cilësi:
Kandidatët duhet të jenë të aftë për të përballuar fluksin e punës, të menaxhojnë mirë stresin dhe të marrin vendime në situata të vështira brenda një kohe të shkurtër;
I aftë të organizojë punën duke përmbushur afatet;
Të jetë i zhdërvjellët dhe me iniciativë;
I gatshëm për të punuar në grup;
Njohuri shume të mira të gjuhës Angleze.
Te jenë të vëmendshëm ndaj detajeve;
Të kenë mbaruar studimet e larta per Teknologji Informacioni dhe Komunikimi ose Informatike ( ose ne fusha te ngjashme);
Të kenë aftësi shumë të mira komunikuese dhe ndërveprimi me të tjerët;
Lutemi të dërgoni CV-në dhe referenca të eksperiencave të mëparshme në adresen e e-mailit: hr@intours.al deri me 20.05.2021;

Të interesuarit të specifikojnë pozicionin e tyre të punës gjatë aplikimit!

Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887, date 10.03.2008 i ndryshuar, vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për "Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.
 


Apply
Back
Top