• Tirane, ofroj vend pune Menaxher Marketingu

Tirane
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Marketing
Gjuha
  1. anglisht
Përmbledhja e Pozicionit:

Të jetë përgjegjës për ndërtimin dhe implementimin e strategjisë dhe planit marketing të kompanisë. Përgjegjës për promovimin e kompanisë dhe shërbimeve në funksion të shitjeve duke realizuar çdo proces pune deri në monitorimin e fushatave dhe analizimin e të dhënave.


Detyrat dhe Përgjegjësitë Kryesore:

  • Përgatitja e strategjisë marketing për kompaninë për periudha 6-12 mujore.
  • Përgatitja e buxheteve dhe planeve marketing në përputhje me strategjinë dhe objektivat e kompanise duke e detajuar në plane veprimi mujore dhe vjetor.
  • Zbatimi i aktiviteteve të marketingut sipas strategjisë së miratuar në përputhje me objektivat e kompanisë.
  • Implementimi i buxhetit marketing dhe sigurimi se shpenzimit i këtij buxhetit po jep kthimin e duhur të investimit.
  • Ideimi, implementimi dhe monitorimi i fushatave të marketingut.
  • Hulumton dhe analizon tendencat e tregut dhe studion konkurencën.
  • Ideon strategji të reja e të vazhdueshme për të marketuar produktet dhe shërbimet e kompanisë.
  • Është përgjegjës direkt për menaxhimin profesional të mediave sociale të kompanisë.
  • Mirëmbajtja dhe update i vazhdueshëm i website-t të kompanisë.
  • Menaxhimi i proceseve të realizimit të dizenjimit dhe prodhimit të materialeve promovuese, siç janë broshurat, kartvizitat etj.
  • Mbajtja dhe menaxhimi i marrëdhënieve me palët e treta në lidhje me reklamimin e biznesit.
  • Përfaqëson kompaninë dhe/ ose organizon ngjarje apo evente si: konferenca, seminare, panaire, webinar, etj.
  • Raportimi i vazhdueshëm tek CEO i kompanisë.


Kualifikimet:


  • Të ketë përfunduar studimet e larta në degët Marketing ose Administrim Biznes
  • Të ketë minimalisht 2 vite përvojë pune në marketing.
  • Preferohen kandidat të cilët kanë njohuri te mira ne Adobe Photoshop, Illustrator, Google Ads & Google Analytics.

Aftësi të tjera:


  • Aftësi shumë të mira shkrimi, komunikimi dhe prezantimi
  • Fleksibël me kohën e punës;
  • Duhet të ketë ide inovatore për të ndërtuar fushata të reja
  • Aftësi shumë të mira në menaxhimin e kohës;
  • Aftësi planifikimi dhe ekzekutimi.
  • Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze;
  • Njohuri të mira të programevë të paketës Office si dhe navigimi në internet;
  • Në gjendje të punojë nën presion dhe me shumë detyra.
  • Marrja e vendimeve bazuar në analizën e të dhënave.
  • Kreativiteti dhe një mendim analitik janë thelbësore

    Të interesuarit janë të lutur të nisin Cv e tyre në adresën info@inovess.al
 


Apply
Back
Top