• Tirane, ofroj vend pune vend praktike Arkitekture

Një nga kompanitë lider sot në treg, e cila operon në fushen e arkitekturës dhe inxhinierike ofron mundësi për Internship-i për studentët qe janë në vitin e peste të studimeve apo te sapodiplomuar në degën Arkitekturë. Ata që do të përzgjidhen nga kompania do të kenë mundësi për te punuar ngushtë me njërez me shumë experience pune, të cilët zotërojnë njohuri në nivel Ekspertesh.:

Kohëzgjatja e këtij programi Internshipi do të jetë 3 – 6 muaj.

Ata që do të kenë një performance shumë të mire punë, kompania mund t’ju ofrojë edhe kontratë punësimi.

Kriteret:

● Te jenë studentë ne vitin e pestë apo te sapo të diplomuar në Arkitekturë
● Rezultate të mira gjatë studimeve
● Përkushtim dhe obligim për pjesëmarrje të rregullt
● Njohuri të mira të gjuhës angleze
● Aftësi për të punuar në grup
● Aftësi të mira komunikuese dhe organizative

Nëse je i ri/e, i motivuar, me dëshirë për të punuar në projekte me impakt të lartë dhe për të ndërtuar një set aftësish të vlefshme për karrieren tende profesionale bëhu pjesë e grupit tone.

Për të aplikuar ju lutem dërgoni CV-të dhe dokumente të tjera që vërtetojnë kualifikimet tuaja në adresen e-mail: aplikime@gmail.com

Ju lutem kur të dërgoni aplikimin tuaj, te subjekti i E - Mailit specifikoni "Aplikim për Internship"

Afati i pranimit të aplikimeve deri më dt. 05.05.2021.

Mirepresim aplikimet tuaja!

Faleminderit!
 


Apply
Back
Top