• Tirane, ofroj vend pune Arkitekt

Tirane
Nr. Njesia - Zona me e afert?
2 Rr. e Elbasanit | Shkolla Baletit
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Arkitekture
Gjuha
Eksperienca
vetem me eksperience
Arkitekt/e

Përshkrim i Përgjithshëm

Arkitekt/ja do të duhet të marrë përsipër përgjegjësitë për të gjitha aspektet e projektimit dhe zhvillimit të projektit, duke garantuar standardet e cilësisë dhe përmbushjes së afateve.

Detyrat dhe Përgjegjësitë


  • Studion projektet sipas specifikimeve përkatëse.
  • Koordinon dhe zbaton Projektin.
  • Analizon dhe Vizaton detajet tip.
  • Përgatit brenda afateve të caktuara vizatimet sipas kërkesave të stafit teknik.
  • Asiston në organizimin e proceseve të punimeve arkitekturore, duke u bazuar në programin e përgjithshëm të punimeve.
  • Garanton përputhshmërinë e vizatimeve të ndërtimit me projektet e zhvilluara, duke kryer edhe plotësime të ndryshme sipas rastit.
  • Bashkëpunon me drejtuesit e ekipeve për detajet dhe punimet e rifiniturave arkitekturore.
  • Garanton cilësinë sipas afateve të punimeve arkitekturore dhe dorëzimit në kohë të këtyre materialeve.
  • Përgatit vizatimet arkitekturore për përfshirjen e tyre në paketat e tenderimit.
  • Bashkëpunon dhe shkëmben informacionin mbi punimet arkitekturore të cilat nënkontraktohen me furnizues të mundshëm.
Kualifikimet dhe Aftësitë


  • Të ketë përfunduar studimet master në “Arkitekturë”.
  • Të ketë përvojë të mëparshme mbi 4 vjet në Projektim dhe Zbatim.
  • Njohuri shumë të mira mbi programet 2D dhe 3D, Autocad, Sketchup, etj.
  • Të zotrojë në nivel te mirë gjuhën Angleze.
  • Të ketë aftësi të mira planifikuese, organizuese dhe komunikuese.


Te gjithe te interesuarit te dergojne cv-ne e tyre ne adresen e emailit contact@metinvest.al

“Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.
 


Apply
Back
Top