• Tirane, ofroj vend pune Koordinatore Logjistike (F)

Profesionisti_banner.jpg


Agjencia e Rekrutimit Profesionisti, në emër të Klientit të saj në fushën e ndërtimit dhe shërbimeve, kërkon një kandidat potencial për pozicionin Koordinatore Logjistike (F) për t'u bashkuar me një biznes dinamik e në zgjerim.

Përmbledhje e pozicionit: Për të pasur sukses në këtë rol, kanditati duhet të ketë njohuri në organizimin e transportit dhe logjistikës në mënyrën më efiçiente të mundeshme dhe ofrimit të shërbimeve në përputhje me kërkesat e klientit dhe objektivat e Kompanisë.

Detyrat dhe Përgjegjësitë:

  • Koordinon funksionet e dërgesave ditore.
  • Ndjek porositë duke përdorur sisteme funksionale.
  • Menaxhon inventarin, si dhe transportin dhe proceset e tjera logjistike;
  • Zhvillon strategji për optimizimin e kostos;
  • Sigurohet që cilësia, sasia, kënaqësia e klientit dhe detyrimet financiare janë përmbushur;
  • Përgjegjës për komunikimin me klientët dhe transportuesit në lidhje me çdo ndryshim në porosi, oraret dhe dërgesat gjatë gjithë ditës se punës.
  • Eshtë gjithmonë i azhornuar me teknologjinë dhe softuerin e dedikuar.
  • Organizon oraret e punës, identifikon nevojat për personel dhe punon me burimet njerëzore të kompanisë për të ndjekur procesin e punësimit
  • Mbështet ndjenjën e shërbimit ndaj klientit dhe mat kënaqësinë e klientit.
  • Suporton departamentin e financës për detyra specifike të kërkuara nga ky departament

Kualifikimet dhe kriteret e kërkuara:


  • Diplomë Bachelor, e preferueshme në Administrim Biznesi, Financë.
  • 2+ vjet përvojë pune në logjistikë, operacione ose financë.
  • Aftësi të shkëlqyera organizative dhe analitike
  • Duhet të posedojë aftësi të forta ndërpersonale.
  • Duhet të demonstrojë aftësi shumë të mira komunikimi si me shkrim ashtu edhe me gojë.
  • Duhet të ketë aftësi të shkëlqyera kompjuterike.
  • Dëshira e fortë për të mësuar, përvetësuar njohuri të reja dhe për t'i zbatuar ato në praktikë.
  • Njohuri të mira të gjuhës angleze


Në rast se posedoni cilësitë e listuara më sipër, ju lutem të dërgoni CV tuaj duke specifikuar pozicionin në fjalë në adresën tonë elektronike: rekrutim@profesionisti.al ose mund të kontaktoni në numrat e kontaktit: +355 68 208 1362 / +355 68 208 1357
"Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për "Mbrojtjen e të Dhënave Personale”
 


Apply WhatsApp
Back
Top