• Tirane, kerkohet Asistent HSE

Balkan Finance Investment Group, BALFIN Group, është një ndër grupet investuese më të rëndësishme dhe më të suksesshme në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Aktivitetet e Grupit BALFIN përfshijnë zhvillimin dhe menaxhimin e pasurive të paluajtshme, tregtinë me pakicë, industrinë minerare, sistemin bankar, turizmin, energjinë, logjistikë, etj. Gjeografikisht Grupi është i pranishëm në Austri, Shqipëri, Kosovë, Bosnje dhe Hercegovinë, Maqedoninë e Veriut, Mali i Zi dhe Vendet e Ulëta duke punësuar më shumë se 5’000 persona. Grupi BALFIN është në rritje të vazhdueshme dhe synon përmirësimin e qëndrueshëm dhe afatgjatë të komuniteteve nëpërmjet zhvillimit ekonomik, rritjen e punësimit dhe investimeve sociale. Kompania Mane TCI, pjesë e Grupit BALFIN, është lider në ndërtim dhe investim të projekteve zhvilluese, në Shqipëri dhe rajon. E themeluar në vitin 2001, Mane TCI është e specializuar në fushën e ndërtimeve civile dhe industriale si: Qendra Tregtare, Godina Rezidenciale, Qendra Sociale dhe Kulturore, ndërtime industriale dhe infrastrukturë.

Pozicioni: Asistent HSE
Departamenti: HSE & QA
Vendndodhja: Tiranë

Përmbledhja e Pozicionit: Asistent HSE është përgjegjës për ndjekjen dhe monitorimin e proceseve të shëndetit dhe sigurisë së punonjësve në ndihmë të inxhinierit HSE & QA. Asiston të gjithë kantieret dhe sigurohet se kompania i përmbush kërkesat ligjore dhe kërkesat e derivuara nga procedurat e sigurimit teknik në ndihmë të Koordinatorit të HSE & QA.

Detyrat dhe Përgjegjësitë Kryesore:

  • Të monitorojë implementimin e politikës së shëndetit dhe sigurisë;
  • Të kryejë inspektime për të identifikuar rreziqet potenciale;
  • Të kryejë trajnimin e stafit të ri si dhe të asistojë në trajnimet e kantierit lidhur me masat që duhen marrë për sigurimin e shëndetit dhe sigurisë në punë;
  • Të inspektojë dhe të përgatisë raportet për zbatimin e procedurave në kantiere;
  • Të hartojë Planin e Sigurisë dhe Koordinimit;
  • Të hartojë Planin Operativ të Sigurisë;
  • Të asistojë në mbledhjen e këshillit të sigurisë dhe shëndetit në punë;
  • Kontrollon zbatimin e rregullores së Sigurisë dhe Shëndetit nga stafi si dhe nga kontraktorët e kompanisë në çdo kantier;
  • Përpilon raporte periodike mbi implementimin dhe problematikat e Sigurisë dhe Shëndetit në punë;
  • Asiston stafin e kantiereve mbi nevojat e pajisjeve mbrojtëse personale dhe ato kolektive;
  • Ndjek zbatimin e procedurës së raportimit të aksidenteve në kantier;
  • Të bashkërendoje me drejtuesit e kantiereve për të identifikuar rreziqet që shfaqën në zonën që mbikëqyret prej tyre;
  • Të asistojë në ndryshimin dhe përmirësimin e vlerësimit të riskut dhe të vendosë plane për të minimizuar këto rreziqe;
  • Ndjekja e kontrollit të cilësisë së punimeve për të gjitha kantieret e ndërtimit;
  • Mbikëqyr zërat e punës për të siguruar standarde cilësie krahasuar me specifikimet teknike;
  • Ndihmon ekipet ose nënkontraktorët për të zbatuar procese që ndikojnë në përmirësimin e punës dhe zgjidhjen e çështjeve të cilësisë;
  • Detyra të tjera që i ngarkohen;

Edukimi: Të zotëroje diplomë universiteti në Inxhinieri Ndërtimi, preferohen kualifikime specifike për pozicionin

Kualifikime të tjera:

  • Njohje shumë e mirë e standardeve të sigurisë dhe shëndetit në punë;
  • Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze;
  • Aftësi për të punuar në skuadër dhe për të gjetur zgjidhje;
  • Aftësi të mira komunikuese dhe ndërpersonale;
  • Njohuri shumë e mirë në përdorimin e programeve kompjuterike (Paketa Microsoft Office, etj.).

Mënyra e aplikimit:
Të gjithë të interesuarit mund të aplikojnë duke dërguar CV-në e tyre dhe letrën e motivimit në linkun: https://manetci.zohorecruit.eu/jobs/Careers/21072000000398017/Asistent-HSE?source=CareerSite
Pas shqyrtimit do të kontaktohen vetëm kandidatët e përzgjedhur.

Afati i dorëzimit: 16/04/2021
*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.
 


Apply
Back
Top