• Tirane, ofroj vend pune Shef Finance

Tirane
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Ekonomist-Financier/e
Gjuha
Eksperienca
vetem me eksperience
PAJTONI CENTER qendra me e madhe qe perfshin arredimin total te shtepise tuaj me Brandet me te njohura nderkombetare si
ENZA HOME, SCHAFER, PAJTONI CERAMICA.

Pajjtoni Center shpall pozicionin vakant Shef Finance

Detyrat dhe përgjegjësitë:

• Menaxhon, kontrollon dhe mbikqyr departamentin e Financës;
• Koordinon përgatitjen e pasqyrave financiare & raporteve financiare;
• Zbaton rigorozisht procedurat e financës & kontabilitetit;
• Kontrollon miratimin dhe përpunimin e të ardhurave & shpenzimeve, mirëmbajtjen e llogarive;
• Kontrollon përgatitjen e listës së pagave dhe pagesat e perfitimeve për stafin;
• Siguron që të dhënat janë mbajtur në përputhje me standardet e pranuara të auditimit;
• Analizon kontrollin e kostos dhe shpenzimet;
• Përgjegjëse per pasqyrat financiare, listëpagesat, deklarimin e taxave;
• Përgjegjëse për organizimin dhe përgatitjen e dokumentacionit financiar;
• Përgjegjëse për komunikimin dhe koordinimin e punës me Institucionet e tatim taksave;
• Përgjegjëse për manaxhimin e inventarit, aktiveve të qendrueshme;
• Përgjegjëse për analiza të ardhurash dhe shpenzimesh;
• Asiston në koordinimin e të gjitha proceseve me palët e treta për cështjet financiare të shoqërisë.

Kualifikimet/Kërkesat:

• Të ketë kryer arsimin e lartë Ekonomik, preferohet në Finance/Kontabilitet;
• Mbi 5 vite eksperiencë, e preferueshme në fushën e retail;
• Përdorues shumë i mirë e paketes MS Office dhe programit financiare Bilanc.
• Njohuri të mira të gjuhës angleze;
• Aftësi shumë të mira analitike;
• Aftesi shumë të mira menaxheriale dhe organizative.

Kandidatët e interesuar mund të dërgojnë aplikimet e tyre me e-mail në adresën tonë elektronike info@pajtonicenter.al
Suksese!
 


Apply
Back
Top