Tirane, ofroj vend pune Specialist Shitje ne Departamentin e Ngrohje-Ftohjes
- Tirane
- Tipi
-
- me orar te plote
- Fusha | Profili i punes
-
- Shitese | Kasiere
- Gjuha
-
- anglisht
Qellimi i Pozicionit: Siguron asistencë dhe shërbim të shkëlqyer ndaj Klienteve.
Detyrat dhe Përgjegjësitë:
- Mirëpret me etikë të lartë profesionale çdo Klient që interesohet për produktet e departamentit.
- Kupton nevojën e klientit përkatës, duke dëgjuar me vëmendje maksimale kërkesën e Klientit.
- Ndihmon klientin në gjetjen e produkteve për të cilat Klienti është i interesuar.
- Ofron këshilla, të cilat i vijnë në ndihmë Klientit, dhe u përgjigjet me dedikim pyetjeve të Klientit.
- Finalizon proçesin e shitjeve të produkteve në përputhje me nevojën e Klientit.
- Në bashkëpunim me Supervizorin përkatës kontrollon ekzpozimin për të mbushur stokun dhe angazhohet ne sistemin e stokut në nivelin e kërkuar.
- Sistemon produktet në ambjentet e ekspozimit të tyre;
- Raporton çdo ditë tek supervizori përkatës kërkesat e klientëve.
Kualifikimet dhe Aftësitë e Kërkuara:
Edukimi: Të ketë mbaruar shkollën e mesme profesionale për hidraulik ose te ndjekë studimet e larta per Inxhinieri Mekanike.
Eksperiencë pune: Preferohet të ketë patur eksperienca të mëparëshme pune si hidraulik.
Aftësitë:
- Të jetë i gatshëm dhe i aftë të punojë në grup.
- Njohuri paraprake të produkteve.
- Trajnimet ne fushën relevante do të kenë përparësi;
- Të jetë person që e kupton dhe e respekton hierarkinë;
- Përbën avantazh eksperienca e mëparshme e punës në vendet e BE
"Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për "Mbrojtjen e të Dhënave Personale”
Apply WhatsApp