• Tirane, ofroj vend pune Hidraulik

Profesionisti_banner.jpg


Profesionisti Recruitment Agency, për llogari të një Klienti, është në kërkim të kandidatëve për pozicionin e punës Hidraulik.

Përmbledhja e pozicionit: Qëllimi i pozicionit të punës është ofrimi I shërbimeve dhe kryerja e të gjitha proçeseve hidraulike
duke kryer kontrollin e pajisjeve, ndërhyrjet e nevojshme dhe mirëmbajtjen e përditshme të sistemeve hidraulike.

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Kryen të gjitha punimet hidraulike.
  • Instalon, mirëmban dhe riparon ujin e ftohur, ujin e nxehtë dhe sistemet e avullit, valvola, gypat e tubave, parandaluesit e rrjedhjes, pajisjet e përgjithshme të të gjitha llojeve etj.
  • Monitoron furnizimin dhe konstaton ndërprerjen e furnizimit me ujë.
  • Zbaton me rigorozitet rregulloren e sigurimit teknik.
Kualifikimet e kërkuara:

  • Përvojë pune e mëparshme në fushën Hidraulike;
  • Aftësi të të kuptuarit teknik;
  • Aftësi në montimin e gypave të plastikës;
  • Aftësi të punojë me sistemet e nxehjes;
  • Të ketë aftësi shumë të mira komunikuese;
  • Trajnimet ne fushën relevante do të kenë përparësi;
  • Të jetë person që e kupton dhe e respekton hierarkinë;
  • Të jetë i aftë të punoj në ekip;
  • Të ketë aftësi të mira organizative të kohës dhe prioriteteve;
  • Përbën avantazh eksperienca e mëparshme e punës në vendet e BE.
Në rast se posedoni cilësitë e listuara më sipër, ju lutem të dërgoni CV-në tuaj duke specifikuar pozicionin në fjalë në adresën tonë elektronike: rekrutim@profesionisti.al
ose mund të kontaktoni në numrat e kontaktit: +355 68 208 1362 / +355 68 208 1357
"Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për "Mbrojtjen e të Dhënave Personale”
 


Apply WhatsApp
Back
Top