• Tirane, ofroj vend pune Inxhinier/e preventivues

Tirane
Nr. Njesia - Zona me e afert?
2 Rr. e Elbasanit | Shkolla Baletit
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Inxh. Ndertimi
Gjuha
  1. anglisht
Eksperienca
vetem me eksperience
Met Invest është një kompani Ndertimi shqiptare me një përvojë të pasur dhe njohuri në një larmi sektorësh biznesi.
Duke përdorur ekspertizën tonë dhe rrjetin e marrëdhënieve të industrisë, kompania jonë kërkon të identifikojë mundësitë në treg për investime dhe partneritete që mund të japin rezultate të suksesshme në të ardhmen.

Met Invest kerkon te zgjeroje stafin e saj ne pozicionin :

Inxhinier/e Preventivues

Inxhinier/e Preventivues do të duhet të marrë përsipër përgjegjësinë për hartimin dhe rivleresimin e preventivave duke zhvilluar analiza teknike të zërave të rinj të punës
në përgatitjen e dokumentacionit Tekniko-Ligjor dhe Financiar sipas afateve të përcaktuara nga projekti.

Detyrat dhe Pergjegjësitë

  • Garanton ekzistencën dhe marrjen e të gjithë informacionit mbështetës për zbatimin e projektit sipas kontratave të sipërmarrjes.
  • Bashkëpunon me ekipin për përgatitjen e dokumentacionit Tekniko–Ligjor & Tekniko–Financiar të objektit deri në dorëzimin përfundimtar të tij.
  • Harton dhe zbërthen preventivat e objekteve të planifikuara për ndërtim.
  • Harton analizat teknike të zërave të punës bazuar mbi çmimet e materialeve.
  • Nxjerr koeficiente tekniko – ekonomik që shërbejne për planifikim fondi sipas llojit të ndërtimit;
  • Rivlereson preventivat me fonde publike apo preventiva të tjera për projekte të porositura nga kompania dhe mbas shyrtimit të projektit, aplikon çmimet për njësi sipas analizave teknike të miratuara me V.K.M.
  • Zbërthen në sasi dhe vlerë punimet e situacionuara.
  • Bashkëpunon me departamentet e kompanisë për problematikat e hasura gjatë proçeseve të punës.
Kualifikimet dhe Aftësitë

  • Diplomë në Fakultetin e Inxhinierisë së Ndërtimit.
  • Përvojë pune mbi 10 vite në përllogaritje kostoje dhe preventiv.
  • Të zotërojë shumë mirë Paketën Office.
  • Të ketë njohuri të mira të gjuhës Angleze.
  • Të ketë aftësi shumë të mira komunikuese, analitike dhe planifikuese.
Për të aplikuar në këtë pozicion pune, dërgo CV-në tek kompania/organizata me email contact@metinvest.al

Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887, date 10.03.2008 i ndryshuar, vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për "Mbrojtjen e të Dhënave Personale".
 


Apply
Back
Top