• Tirane, ofroj vend pune Faturiste

Tirane
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Ekonomist-Financier/e
Gjuha
Eksperienca
vetem me eksperience
Kompania “Mon Chéri” Kërkon te punësoje Punonjese Faturiste.

Kompania Mon Cheri është rrjeti i parë dhe më i madh i coffeshop në Shqiperi.
Ne synojmë që të ndërtojmë një skuadër të qëndrueshme, me individë që e vlerësojnë punën dhe duan të bashkëpunojnë me ne për një kohë të gjatë.

Detyrat dhe përgjegjësit:

  • Faturon të gjitha faturat e shitjes se mallit në sistem;
  • Bën sistemim të faturave të shitjes sipas numrit rendor dhe grupit të faturave, si dhe verifikon saktësine e plotësimit të tyre;
  • Pranon dhe regjistron porositë për shitje në sistemin kontabël.
  • Ndërlidhë porositë e aprovuara me fletëdërgesa për të krijuar dokumentin e liferimit të mallit.
  • Mirëmban faturat dhe dokumentet burimore në dosje, dhe sigurohet që ato të jenë të plota.
  • Regjistron faturat e kthimit të mallit, dhe zbritjet.
Kualifikimet e kërkuara:
  • Kandidatja duhet të ketë diplomë universitare ( Fakulteti Ekonomik)
  • Të ketë minimalisht 2 viet eksperiencë pune.
  • Aftesi të shkëlqyer komunikuese dhe aftesi për të punuar në ekip
  • Njohuri në programin financiar “Microsoft Dynamics NAV”
Për të aplikuar për këtë mundësi punësimi, ju lutemi dërgoni CV-në tuaj dhe dokumentet e tjera shoqëruese
duke përmendur pozicionin për të cilin aplikoni në adresën e e-mail-it:
punesim@moncheri.al
*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887 për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”

“Mon Chéri sh.p.k”
Rr. Dardania , Autostrada Tr-Dr, km 5 Tirane
 


Apply WhatsApp
Back
Top