• Tirane, ofroj vend pune Menaxher/e Rrjeti Dyqanesh

EPPC Albania kërkon një Menaxher/e Rrjeti Dyqanesh për klientin e saj, i cili operon prej 23 vitesh në Shqiperi në fushën e tregëtimit të gurëve të çmuar dhe aksesoreve të arit.

Përgjegjësitë kryesore :


  • Maksimizim të shitjeve dhe arritje të objektivave;
  • Menaxhim I stafit duke I ofruar mbështetje dhe motivimin e duhur;
  • Përfshirje në veprimtaritë e Marketingut ( kryesisht media sociale);
  • Përgjegjës për demonstrimin e produkteve dhe organizimin e tyre;
  • Të sigurojë që stafi në vijë të parë ofron shërbim në standarte të larta;
  • Detyra të tjera që lidhen me rolin;
  • Raporton mbi ecurinë e punës tek Administratorët.

Kërkesat për këtë pozicion janë:


  • Diplomë Universitare;
  • Njohuri dhe eksperiencë e mëparshme në menaxhim dhe shitje;
  • Njohuri të mira të gjuhës Angleze dhe te paketes MS Office;
  • Të ketë leje drejtimi automjeti dhe disponibilitet për të udhëtuar;
  • Të ketë aftësi shumë të mira komunikimi dhe bindëse.
  • Të jetë person korrekt, i besueshëm dhe i organizuar.

Si të aplikoni:

Për të aplikuar për këtë mundësi punësimi, ju lutemi dërgoni aplikimin tuaj, duke ndjekur linkun e
mëposhtëm:



Ju do të kontaktoheni vetëm në qoftë se CV-ja juaj do të kualifikohet. Tek ne CV-ja juaj është e sigurt dhe trajtohet në konfidencialitet të plotë.
 
Back
Top