• Pozicioni vakant: Jurist

Tirane
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Jura | Drejtesi
Gjuha
  1. anglisht
Eksperienca
vetem me eksperience
POZICIONI VAKANT: JURIST

DETYRAT DHE PËRGJEGJËSITË

  1. Përfaqësimin e shoqërisë pranë Gjykatës Civile, Administrative, Penale, Gjykatën e Apelit dhe Gjykaten e Lartë;
  2. Përpilimi i kërkesë-padive, ankimimeve, rekurseve, apel-kundërshtues etj, për çështje të caktuara ligjore të veprimtarisë së shoqërisë;
  3. Harton kontrata dhe marreveshje të ndryshme që lidh kompania me klientët, furnitorët dhe punonjësit e saj;
  4. Menaxhon dhe ndjek proçedurat ligjore të kompanisë;
  5. Përfaqëson shoqërinë në çështje të ndryshme gjyqësore;
  6. Harton çdo akt tjetër të nevojshem që i kërkohet nga shoqëria;
  7. Arkivon të gjithë dokumentacionin ligjor.
KUALIFIKIMET DHE AFTËSITË E KËRKUARA

  1. Të ketë përfunduar arsimin e lartë në Drejtësi;
  2. Të ketë eksperiencë pune minimumi 5 vjet si përfaqësues në gjykatë.
  3. Të njohë shumë mirë legjislacionin shqiptar e veçanërisht ligjin nr.1007, datë 12.02.2009 “Për sigurimin e detyrueshëm në sektorin e transportit” i ndryshuar, Rregulloren nr.53 datë 25.06.2009 “Për trajtimin e dëmeve që mbulohen nga kontrata për sigurimin e detyrueshëm në sektorin e transportit” e ndryshuar, Kodin e Procedurës Civile, Tregtare, Administrative, Kodin e Punës, Prokurimin Publik etj;
  4. Të ketë njohuri të mira të gjuhës angleze;
  5. Të ketë njohuri shumë të mira të programeve kompjuterike/ Paketa Microsoft Office;
  6. Të ketë aftësi shumë të mira komunikuese dhe organizuese.
  7. Të jetë i gatshëm për lëvizje jashtë rrethit.
Për të aplikuar për këtë pozicion pune, dërgoni CV-në dhe letrën tuaj të interesit në adresën e e-mail burime.njerezore@eurosig.al , me subjektin "Aplikim për vendin vakant Jurist".
Afati i aplikimit është deri me datë 04 prill 2021.
 


Apply
Back
Top