• Tirane, ofroj vend pune Senior Software Developer

Për të mbështetur rritjen e vazhdueshme të kompanisë, Bilanc Sh.p.k fton çdo të interesuar që dëshiron t’i bashkohet Departamentit të Zhvillimit,
të aplikojë për pozicionin e punës si më poshtë:

Pozicioni: Senior Software Developer
Lloji i punesimit: Full time
Përshkrimi i punës:
Personi i kërkuar do të angazhohet në projektet aktuale dhe të reja të Bilanc Shpk të cilat mbështeten kryesisht në teknologjitë e mëposhtme:

  • Java ( J2SE / J2EE )
  • Relational Databases (MSSQL/MySQL etj)
  • Reporting Tools (JasperReports)
  • Integration (REST API)
  • Web Development (Angular, Html, CSS, JavaScript, etj)
  • Version Control (GIT)
Kualifikime dhe Kërkesa:
  • Diplomë Universitare në degët Informatikë, Informatikë Ekonomike ose të ngjashme me to (Bachelor ose Master).
  • Njohje e mirë e gjuhës së programimit Java (çertifikimet / trajnimet përbëjnë avantazh)
  • Përbëjnë avantazh:
    1. eksperienca në "Object Oriented Programming"
    2. eksperienca në Web/Mobile Development
    3. eksperienca në perdorimin e bazave te te dhenave
    4. eksperienca në perdorimin e sistemeve VCS (Git)
Aftësi:
  • Të ketë aftësi analitike
  • Të ketë aftësi të mira komunikuese
  • Të jetë i aftë të punojë në grup
Kompania ofron:
  • Trajnim te avancuar mbi teknologjitë që do të përdoren
  • Pagesë të kënaqshme
  • Pavarësi në punën e përditshme
Kandidatët e interesuar duhet të dërgojnë aplikimet e tyre , me subjekt "Aplikim për pozicionin Software Developer",
në adresën elektronike: hr@bilanc.com, brenda datës 20 Prill 2021.

Aplikimi duhet të përmbajë:
  • CV-në e kandidatit
  • Letër Referencë (opsionale)
  • Projekte ku ka marre pjesë (opsionale)
Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të njoftohen për intervistë.

Tel : +355 44 500 222 , EXT 1
Cel : +355 67 60 23 147
 


Apply WhatsApp
Back
Top