• Tirane, ofroj vend pune Operator Social

Tirane
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Call Center Operator/e
Gjuha
Ftese per aplikime

Projekti: “Nuk je vetem”
Datë: Shkurt 2021 – Janar 2022
Informacion
"Qëndra për Administrim Social Ekonomik Territorial" (ASET) është një organizatë jo qeveritare dhe jo fitimprurëse e regjistruar në vitin 2014. Stafi i qëndres përbëhet nga ekspertë të kualifikuar me përvojë të gjatë në mbrojtjen, promovimin dhe advokimin e të drejtave të njeriut dhe grupeve vunerable, gjithashtu me eksperiencë shumë të mirë në grumbullimin, hulumtimin dhe analizimin e të dhënave, ngritje kapacitetesh dhe shërbime ndaj grupeve vunerable.
Përshkrim i projektit
Qëndra për Administrim Social, Ekonomik dhe Territorial-ASET me mbështetjen financiare të “Bashkisë Tiranë” do të implementojë projektin:
“Nuk je vetëm”
Projekti synon të realizojë ofrimin e shërbimeve alternative siç është kujdesi shtëpiak për të moshuarit në nevojë në 11 njësi administrative nga Bashkia e Tiranës me qëllim shmangien e institucionalizimit të tyre në shtëpitë e të moshuarve rezidenciale.
Projekti do të implementohet në periudhën Shkurt 2021 - Janar 2022
Në kuadër të këtij projekti, ASET kërkon të kontraktojë Operatorë Socialë.
Kërkohet që kandidatët të plotësojnë kriteret e mëposhtme të Operatorëve Socialë të dokumentuara me:
· Diplomë Universitare në Shkenca Sociale apo fusha të ngjashme;
· Pervoje ne projekte ne fushen e sherbimeve sociale (e preferushme ne projekte specifike me te moshuar
· Trajnime në fushën e shërbimeve sociale
· Dëshmi penaliteti
· Raport mjeko-ligjor për aftësi për punë
· Curriculum Vitae
· Certifikata Trajnime për ofrim shërbimi për të moshuar janë të preferueshme;
Përgjegjësitë dhe detyrat e Operatorit Social:
1. Operatori do të ofrojë 38.4 orë pune shërbim në banesë në javë.
2. Për cdo të moshuar do të kryhen vizita në banesë 2 herë në javë. Në total gjatë një jave operatori do të kryejë 24 vizita për 12 të moshuar. Vizitat do të kryhen në 6 ditë të javes (nga e Hëna në të Shtunë). Pra gjatë një dite operatori do të kryejë 4 vizita për të moshuar 1.6 orë secilën.Operatori do të ofroje shërbimin për 10 muaj në total.
3. Të hartojë plane individuale të kujdesit për të përmbushur nevojat e tyre në përputhje me standardet e miratuara.
4. Të ofrojë asistencë shtëpiake në banesë për të moshuarit në Bashkinë Tiranë në përputhje me nevojat dhe planin individual të kujdesit për të moshuarin;
5. Mbështetje dhe ndihmë për të moshuarit;
6. Ndërhyrje sociale për të përfituar autonomi individuale për aktivitetet e përditshme, mbajtjen dhe ruajtjen e aftësive dhe integrimin e tyre sipas rasteve specifike;
7. Përmbushjen e nevojave të përditshme, sipas vlerësimit, rast pas rasti;
8. Shoqërim dhe transportim (shoqërime për komisione, ekzaminime mjekësore, shoqërim kur udhëtojnë përreth qytetit për nevoja personale ose mjekësore) etj;
9. Furnizimin e barnave apo furnizime të tjera jetike sipas kërkesës së të moshuarit;
10. Ndihmë për shërbimet bazë mjekësore dhe infermieristike;
11. Mbajtjen e higjienës personale (p.sh dush, ngritje dhe pushim në shtrat, etj);
12. Shërbime rehabilitimi, zhvillimi dhe këshillim psikologjik e ligjor sipas rastit;
13. Të ruajë konfidencialitetin e të dhënave;
14. Të ofrojë shërbim në përputhje me nevojat e përfituesve dhe plotësimin e kërkesave të programeve zhvilluese sipas standardeve të miratuara;
15. Të ofrojë siguri dhe mbështetje për të moshuarit për t’i dëgjuar dhe inkurajuar që të shprehin nevojat, dëshirat dhe ndjenjat e tyre;
16. Të nxisë mundësitë që të arrijnë potencialin e tyre të plotë;
17. Të nxisë besimin dhe pavarësinë e të moshuarve;
18. Të sigurojë një bashkëpunim efiçent mes ofruesit të shërbimit me familjarët si dhe persona të tjerë.
19. Të vlerësojë dhe të marrë në konsideratë të gjitha mundësitë me qëllim që të moshuarit të zhvillojnë potencialin e të tyre të plotë.
20. Operatori social do të plotësojë detyrat në bashkëpunim me Njësinë Administrative dhe sherbimofruesit lokale per vleresim, ndjekje dhe riintegrim
21. Raportimi mbi punen e realizuar dhe shërbimin e ofruar në banesë do të kryhet mbas cdo vizite tek të moshuarit pranë koordinatorit të projektit
22. Ndihmë për administrimin dhe pastrimin e shtëpisë



Aplikimet të dërgohen në adresën:
info@asetcenter.al brenda datës 31/03/2021 ora 16:00


Cel. : info@asetcenter.al
 


Apply
Back
Top