• Tirane, ofroj vend pune Përfaqësues/e Shitjesh

Tirane
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Agjent shitje | Menaxhim shitje
Gjuha
Eksperienca
vetem me eksperience
Tiranë, ofroj vend pune Përfaqesues/e Shitjesh në showroom

Elektromagjia, përfaqësues i autorizuar në Shqipëri për markat Miele, Teka dhe Vox Elektronics është shoqëri tregtare e fokusuar në shitjen me shumicë dhe pakicë të pajisjeve elektroshtëpiake për klientët që kanë parim cilësinë dhe shikojnë pajisjet elektroshtepiake si investim për shtëpinë e tyre dhe mënyrën e jeteses.

Pozicioni: Përfaqësues/e Shitjesh në showroom
Raporton te: Shop Manager

Detyrat dhe Përgjegjësitë

  1. Të bashkëveprojë me profesionalizëm me klientin gjatë prezantimit të produkteve dhe markave tona në showroom.
  2. Të jetë i/e qëndrueshëm/e dhe ambicioz/e në arritjen e objektivave të kompanisë.
  3. Të ketë pasion për shitjet dhe të jetë i/e vetëmotivuar.
  4. Të jetë i fokusuar në zgjidhje dhe të shqyrtojë me seriozitet profesional çdo çështje/ kërkesë/ ankesë të klientit.
  5. Të demonstrojë bashkëpunim shembullor në arritjen e objektivave të përbashkëta.
  6. Të ndejkë procesin e shitjes deri në momentin e dorëzimit të produkteve te klienti.
  7. Të kryejë detyra të tjera në lidhje me pozicionin.

Kualifikimet:

  • Arsim i Mesëm/ i Lartë
  • Minimalisht 2 Vite Eksperiencë në Shitje
  • Gjuha e Huaj përbën avantazh
  • Mosha 25 - 40 vjeç

Aftësitë:

  • Aftësi shumë të mira komunikuese dhe organizative
  • Aftësi për të punuar në grup
  • I/E vetëmotivuar
  • Aftësi të mira negociuese

Ju ofrojmë:
1. Ambient pune dinamik
2. Pagë të kënaqshme dhe bonuse mbi shitjet
3. Mundësi për karrierë

Të interesuarit të dërgojnë CV-në me fotografi në adresën tonë si më poshtë:
E-mail: pr@elektromagjia.com

 


Apply
Back
Top