• Tirane, ofroj vend pune SPECIALIST I BURIMEVE NJERËZORE

Tirane
Nr. Njesia - Zona me e afert?
5 Liqeni | Rr. Kosovareve | Petro Nini
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Burime njerezore - HR
Gjuha
  1. anglisht
Eksperienca
vetem me eksperience
SPECIALIST I BURIMEVE NJERËZORE

Përmbledhja e Pozicionit: Mbështet Menaxherin e Burimeve Njerëzore dhe Sherbimeve Mbeshtetese në procesin e rekrutimit, të trajnimit & detyrave të administrimit & raportimit.
Procedon me aplikimet e punonjësve të rinj, i siguron informacion punonjësit në lidhje me rregulloren e brendshme, politikat dhe procedurat.

Varësia: Për kryerjen e detyrave të tij funksionale, punëmarrësi ka varësi të drejtpërdrejtë nga Drejtori i Burimeve Njerezore dhe i Shërbimeve Mbështetëse.
Qëllimi: Realizimi i veprimtarive për një menaxhim efektiv dhe cilësor të burimeve njerëzore në bashkëpunim me drejtoritë e tjera, zbatimi i politikave dhe ndjekja e procedurave të punësimit dhe trajnimit të stafit.

Kerkesat e profilit:

  • Të zotërojë diplomë të nivelit “master shkencor” ne Shkenca Juridike, ose Menaxhim te Burimeve Njerezore.
  • Të ketë pervoje pune minimalisht 3 vite dhe njohuri shumë të mira ne Menaxhimin e Burimeve Njerëzore;
  • Të njohë mirë Kodin e Punës dhe legjislacionin që lidhet me marëdhëniet e punës, kompensimet, planikfikimin, organizimin, rekrutimin dhe zhvillimin organizativ ne pune.
  • Të ketë aftësi shumë të mira organizative , menaxheriale dhe komunikuese dhe te zotërojë etikë pune dhe integritet
  • Të ketë aftësi të punuarit në grup
  • Të ketë aftësi shumë të mira organizuese, koordinuese dhe të jetë i aftë të punojë në afate të përcaktuara kohore.
  • Të ketë aftësi në përdorimin e kompjuterit dhe gjenerimin e raporteve;
  • Të ketë njohuri shumë të mira të gjuhës angleze (nivel B1);
  • Afësi të shkëlqyera analitike dhe aftësi për të zgjidhur në mënyrë efikase problemet;
  • Aftësi për të marrë iniciativa dhe propozuar përmirësime në sistemin e manaxhimit të BNj.
Detyrat dhe Përgjegjësitë Kryesore:

  • Harton dokumentacionin e nevojshëm për procedurën e rekrutimit të stafit sipas legjislacionit në fuqi;
  • I paraqet Drejtorit të drejtorisë studime për plotësimin e nevojave të institucionit, lidhur me burimet njerëzore, për aftësimin profesional të stafit administrativ si dhe administron dokumentacionin e personelit.
  • Përgatit dhe mban dosjet e të gjithë personelit të institucionit sipas akteve ligjore e nënligjore në fuqi.
  • Përgatit kontratat e punës, emërimet dhe vërtetimet e ndryshme që kërkohen nga punonjësit.
  • Ndihmon në procesin e vlerësimit të performancës duke respektuar proceduren e vlerësimit të performancës (në përfundim të periudhës së provës dhe në fund të vitit).
    Vlerëson dhe rishikon performancën e punonjësve, duke u siguruar për një proces të drejtë të vlerësimit;
  • Administron regjistrin themeltar të personelit dhe bën shënimet përkatëse në librezat e punës të personelit.
  • Ndjek & evidenton lejet e zakonshme të punonjësve kryen regjistrimet në ‘database’
  • Përgjegjës për të përpunuar të dhënat e punonjësve në Regjistrim Themeltar;;
  • Përgjegjës per krijimin e një databazë për të dhënat e marra gjatë intervistës;
  • Nën drejtimin e Drejtorit dhe në bashkëpunim me drejtuesit/eprorët e drejtorive të tjera të institucionit harton përshkrimet e punës për të gjithë specialistët/punonjësit e institucionit.
  • Evidenton në mënyrë tabelare planifikimin e lejeve vjetore dhe informon Drejtorin e drejtorisë dhe Kancelarin për ndjekjen e procedurave përkatëse.
  • Bën komente, kthen përgjigje dhe jep mendime për zgjidhje, për atë pjesë të korrespondencës që i delegohet nga Drejtori i drejtorisë.
  • Kryen detyra të tjera përkatëse që i caktohen nga Drejori i Drejtorise ose Administratori në zbatim të rregullores së institucionit.
SHËNIM: Ky përshkrim pune nuk është gjithë përfshirës. Punëmarrësi mund të kryej edhe detyra të tjera për plotësimin e nevojave të kompanisë.

Të gjithë të interesuarit mund të aplikojnë duke dërguar CV-në dhe letrën e motivimit në adresën rekrutime.brnj@gmail.com me subjekt Specialist i Burimeve Njerëzore.

Ju informojmë se vetëm kandidatët e përzgjedhur nga dokumentacioni i tyre do të njoftohen për intervistë.

Afati i dorëzimit: 20/03/2021

*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.
 


Apply
Back
Top