• Tirane, ofroj vend pune Agjente Imobiliar

Përshkrimi

USLUGA, një ndër kompanitë e para dhe më të mëdha e fokusuar në ndërtim dhe manaxhim pronash në Shqipëri, kërkon të punësojë:
Agjent Imobiliar -- përgjegjës për ofrimin e shërbimit superior ndaj klientëve duke shërbyer si kontakt kyç i kompanisë me synim realizimin e shitjeve


Detyrat

- Ka kontakt të vazhdueshëm me agjensitë dhe krijon databaza me agjensi/ klientë potencialë.
- Mban dhe rifreskon databazën e klientëve duke vendosur dhe ruajtur raporte te mira dhe afatgjata me klientët ekzistues dhe ata potencialë.
- Skedulon takime me klientët dhe kryen vizita në të gjitha pronat e kompanisë.
- Suporton manaxhimin e rrjeteve sociale të agjensisë.
- Raporton periodikisht në strukturat përkatëse lidhur me rezultatet e arritura.
- Gjenerimi i klientëve të rinj për shitjen ose marrjen me qera të pronave të kompanisë.
- Këshillimi i klientëve në lidhje me kushtet e tregut, çmimet dhe hipotekat.
- Krijimi i listave për pronat që janë në shitje, duke përfshirë informacionet për lokacionin, karakteristikat e ndërtimit, sipërfaqet etj.
- Realizimi i prezantimit të pronave për blerësit dhe qermarrësit potencialë.
- Rishikimi i kontratave të blerjes për t'u siguruar që të gjithë termat janë përmbushur.
- Promovimi i pronave nëpërmjet reklamimit.
- Përgatitja e kontratave të besnikërisë, marrëveshjeve të blerjeve, të dhënies me qera dhe të gjithë dokumentacionit të nevojshëm për çdo transaksion të kryer.
- Përcaktimi i nevojave dhe mundësive financiare të klientëve dhe propozimi i zgjidhjeve të personalizuara për secilin klient në varësi të kërkesave të tyre.
- Mirëmbajtja dhe rifreskimi i listave për pronat që janë në dispozicion.
- Komunikimi me klientët të jetë i pasuruar me terminologjinë e duhur rreth tregut të pasurive të paluajtshme.


Kualifikimet

- Diplomë Bachelor në Administrim Biznesi, Marketing, Komunikim apo fusha të tjera të lidhura me to.
- Eksperiencë mbi 1 vit (Në fushën e real estate përbën avantazh).
- Aftësi shumë të mira komunikuese dhe negociuese.
- Të jetë energjik/e dhe i/ e motivuar.
- Aftësi të mira organizative.
- Njohës i mirë i gjuhës angleze (Gjuhë të tjera të huaja përbëjnë avantazh).
- Ofrohet rrogë bazë dhe bonuse të kënaqshme bazuar në performancën e arritur.


Shënime

Për të aplikuar në këtë pozicion pune, dërgo CV në: INFO@USLUGA.AL
Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr.9887, datë 10.03.2008 i ndryshuar, vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për "Mbrojtjen e të Dhënave Personale".

 


Apply
Back
Top