• Tirane, ofroj vend pune Agjent Shitje ne Terren

Përmbledhja e pozicionit:
Agjenti i shitjes do të mbikëqyrë marrëdhëniet e kompanisë me klientët e saj të rinj apo ekzistues.
Ju do të jeni përgjegjës për marrjen dhe mirëmbajtjen e klientëve duke kuptuar kërkesat e tyre.
Qëllimi është që të kontribuojmë në mbajtjen dhe zhvillimin e biznesit për të arritur sukses afatgjatë.

Kërkesat e profilit
Detyrat dhe përgjegjësitë:
  • Zhvillimi i një marrëdhënie të fortë dhe të besueshme midis klientëve kryesorë dhe kompanisë;
  • Kuptimi plotë i nevojave dhe kërkesave kryesore të klientit;
  • Zgjerimi i marrëdhënieve me klientët ekzistues duke propozuar vazhdimisht zgjidhje që përmbushin objektivat e tyre dhe sjelljen e klientëve të rinj;
  • Sigurimi që produktet dhe shërbimet e duhura u janë dorëzuar klientëve në kohën e duhur;
  • Të shqyrtojë dhe zgjidhë çdo çështje apo ankesë të klientët;
  • Gjenerimi I shitjeve të reja dhe bashkëpunimi me ekipin e shitjes për të maksimizuar fitimin
  • Detyra të tjera që mund të caktohen duke marrë parasysh pozicionin.
Kualifikimet e kërkuara:
  • Diplomë Universitare
  • Eksperiencë e mëparshme si agjent shitje;
  • I orientuar drejt qëllimit për të maksimizuar shitjet;
  • Aftësi të mira komunikimi dhe aftësi në ndërtimin e marrëdhënieve me profesionistë të të gjitha niveleve organizative;
  • Aftësi të shkëlqyera organizative dhe negociuese;
  • Leje Drejtimi
Në rast se posedoni cilësitë e listuara më sipër, ju lutem të dërgoni CV tuaj duke specifikuar pozicionin në fjalë në adresën tonë elektronike: rekrutim.distribution@gmail.com

Cel. : 0676000030
 


Apply WhatsApp
Back
Top