• Durres, ofroj vend pune DREJTUES/E pranë DEPARTAMENTIT TË MARKET

L&M Comercial SHPK shpall të lirë pozicionin e punës:

DREJTUES/E pranë DEPARTAMENTIT TË MARKETINGUT & SHITJEVE

FUNKSIONI

Drejtuesi i Departamentit të Marketingut & Shitjeve harton dhe ndjek zhvillimin e strategjive të marketingut dhe shitjes, duke u bazuar në zhvillimin dhe menaxhimin e marrëdhënieve me klientin, hartimin e kontratave të bashkepunimit , si dhe organizimin e strukturave vartëse për realizimin e shitjeve.

DETYRAT DHE PËRGJEGJËSITË


  • Hartimi dhe zbatimi i një strategjie të përgjithshme të shitjeve në përputhje me strategjinë dhe objektivat e biznesit duke e detajuar në plane veprimi mujore
  • Planifikimi dhe organizimi i mbulimit territorial të klienteve aktuale dhe potenciale
  • Krijimi dhe zhvillimi i marrëdhenieve të mira me klientët
  • Hartimi i planit të shitjeve dhe monitorimi i realizimit të tyre
  • Menaxhimi i stafit te shitjeve dhe motivimi I vazhdueshem i tij për të ralizuar objektivat e parapërcaktuara
  • Studimi I tregut, identifikimi I nevojave për produkte specifike, pozicionimin e konkurenteve, etj.
  • Identifikimi dhe negocimi me klientet potenciale për termat dhe kushtet e bashkepunimit, mbyllja e kontratave te bashkepunimit dhe ndjekja e permbushjes se të drejtave edhe detyrimeve që lindin me nënshkrimin e kontratës
  • Kryerja e detyrave të tjera të caktuara

KUALIFIKIMET DHE AFTËSITË E KËRKUARA

Të ketë përfunduar studimet në Administrim Biznes ose Marketing
Eksperiencë Pune mbi 3 vjet në këtë pozicion
Aftësi të mira ndërveprimi dhe komunikimi
Aftesi te mira negociuese në mbyllje kontratash
Njohuri të programeve Microsoft Office dhe FINANCA 5
Leje drejtimi

Mirëpresim të gjithë kandidatët e interesuar të dërgojnë aplikimin e tyre në adresën lm.comerciale@gmail.com
Ju informojmë se vetëm kandidatët e përzgjedhur nga dokumentacioni i tyre do të njoftohen për intervistë.
 


Apply
Back
Top