• Vlore, ofroj vend pune Oficer i Mbledhjes së Kredive në Vonesë,

Siguron cilësi të lartë të portofolit të kredisë duke kryer mbledhjen e hershme dhe intensive të kredive dhe manaxhimin e vonesave me fokus normalizimin e pagesave të kredisë duke u fokusuar në negocimin me klientët.

Përgjegjësitë e pozicionit:

  1. Përgjegjës për manaxhimin e portofolit të tij në vonesë dhe arritjen e objektivave mujore/vjetore nëpërmjet negociimit të marrëveshjeve për pagesë, propozime për rifinancim dhe/ose ristrukturime;
  2. Siguron saktësinë e informacionit për klientin, bashkëhuamarrësin e garantorët, evidenton në mënyrë të vazhdueshme ndryshimet e informacionit në Procesverbalin e marrjes në dorezim dhe në sistem;
  3. Takon rregullisht dhe në mënyrë frekuente, sipas strategjisë së miratuar, klientët në portofolin e tij me të cilët zhvillon dhe mban marrëdhënie, negocion;
  4. Evidenton arsyet e delinkuencës dhe propozon zgjidhje efikase;
  5. Negocion pagesa të kësteve me klientë në vonesë;
  6. Shpjegon klientëve nëpërmjet telefonit ose gjatë takimeve pasojat e vonesave dhe ofron zgjidhje alternative me qëllim stabilizimin e situatës;
  7. Kryen analizën financiare të situatës aktuale të klientit dhe propozon ristrukturime apo riskedulime të kredisë;
  8. Jep referenca të përgjegjegjshme për rastet në Komitet Kredie nëse ka informacion;
  9. Zbaton në mënyrë korrekte politikat dhe procedurat e vendosura nga Kompania dhe që jane pjesë e realizimit te detyrave dhe përgjegjësive të tij.

Kërkesat për pozicionin:

  1. E preferueshme 2 vjet eksperiencë që lidhet me aktivitetet e menaxhimit të kredive me probleme;
  2. Aftësi të provuara negocimi; aftësi të mira analitike; Aftësi për vendimmarrje.
  3. Aftësi të shkëlqyera komunikimi (verbale, në të shkruar dhe në dëgjim aktiv);
  4. Profil i orientuar në mënyrë të shkëlqyer drejt objektivit;
  5. Aftësi shumë të mira për të kryer analiza të të ardhurave për të vlerësuar kapacitetin e klientit;
  6. Diplomë universitare e preferueshme në Financë, Ekonomi, Administrim Biznesi, Juridik ose në fusha të tjera të ngjashme;



Si të aplikoni:
Dërgoni aplikimin tuaj brenda datës 20 mars 2021 në https://noafin.al/jobs.

Aplikimi duhet të përmbajë një CV të përditësuar dhe një letër motivimi për pozicionin përkatës.
Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen nga Departamenti i Burimeve Njerëzore për një intervistë.
 
Back
Top