• Tiranë, ofroj vend pune Operator Inbound/ Shërbim Klienti me kohë të plotë

Tirane
Nr. Njesia - Zona me e afert?
9 Rr. Fortuzi | Mine Peza
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Marketing
Gjuha
  1. anglisht
Sieta Solutions është një agjensi marketingu digital që operon prej kohësh në treg dhe numëron një sërë bashkëpunimesh të suksesshme dhe klientë të kënaqur dhe kërkon të zgjerojë departamentin e shërbimit ndaj klientit. Jemi në kërkim të operatorëve inbound dhe outbound me kohë të plotë, të cilët kanë energjinë dhe dëshiren për të qenë pjesë e departamentit tonë dhe për t'u kujdesur për mbarëvajtjen e komunikimit me klientët tanë.

Detyrat dhe përgjegjësite e çdo operatori janë si më poshtë:
  • Përgjigja e saktë dhe korrekte e telefonatave nga klientët.
  • Të identifikojë dhe adresojë nevojat e klientëve.
  • Të ofrojë informacion të sakte dhe të plotë për klientët duke përdorur mjetet e duhura.
  • Të zgjidhë problemet apo ankesat e klientëve në mënyre efektive dhe kreative nëpërmjet telefonit ose email-it, si dhe të ofrojë zgjidhje alternative.
  • Hedhja e të dhënave të klientëve në databazat dhe sistemet përkatëse.
  • Marrja me përgjegjësi dhe duke respektuar rregullat e privatësisë dhe sigurisë, të Informacioneve përkatëse nga klienti (adresë, numër telefoni, detaje pagese etj.)
  • Arritja e targetit personal dhe atij në grup në shkallë të ndryshme.
Kandidatet duhet të plotësojnë kriteret e mëposhtme:
  • Komunikim i qartë, i saktë dhe i rrjedhshëm në gjuhën angleze.
  • Eksperiencë të mëparshme në fushë të ngjashme ose në fushata të tjera inbound/outbound.
  • Aftësi shumë të mira në menaxhimin e telefonatave dhe të degjuarit aktiv.
  • Aftësi shumë të mira në komunikim.
  • Aftësi për të kryer disa detyra në të njëjtën kohë (multi-tasking) dhe të të menaxhuarit të kohës për arritjen e objektivave personale.
  • Njohuri shumë të mira të përdorimit të programeve bazë të kompjuerit (Paketa Office, Google Spreadsheets).
  • Njohja/eksperienca e të punuarit me praktika ose sisteme të ngjashme CRM përbën avantazh.
Nëse jeni në kërkim të një ambienti pune motivues, dinamik, plot energji, por dhe sfidues në të njëjtën kohë, ju mirëpresim të bëheni pjesë e skuadrës sonë.

Të gjithë kandidatët e interesuar mund të dërgojnë CV-të e tyre në adresën tonë të email-it: sietasolutions@gmail.com
Njoftojmë se vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen për fazën e intervistës.
 


Apply
Back
Top