• Tirane, ofroj vend pune Specialist - IT Helpdesk

Tirane
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. IT | TIK | Informatike Ekonomike
Gjuha
Eksperienca
vetem me eksperience
Përgjegjës për kryerjen e proceseve të ndryshme suporti në sistemin qendror dhe në të gjitha aplikacionet që ndërlidhen me të. Detyrat përfshijnë zgjidhjen e problemeve teknike dhe suportin ditor të përdoruesve duke siguruar standarte të larta në kohën e përgjigjes dhe zgjidhjes së problemeve.

Përgjegjësitë e pozicionit:

  1. Kryen procedurën e mbylljes së ditës në sistemin qendror dhe proceseve para dhe pas, të lidhura me të, pas përfundimit të orarit të punës duke ndjekur procedurat përkatëse;
  2. Përshkallëzon çështjet lidhur me mbylljen e operacioneve të biznesit te personi përgjegjës për administrimin e databazës;
  3. Kryen kopjet ditore të bazave të të dhënave (backup) të sistemit qendror dhe aplikacioneve të tjera në përputhje me procedurat në fuqi. Nxjerr raporte rutinë specifike dhe të dhëna nga sistemi qendror dhe aplikacione të tjera sipas nevojave/kërkesave;
  4. Mirëmban dhe përditëson platformat e sistemeve kyçe të informacionit, duke garantuar funksionalitetin e duhur dhe replikimin e informacionit në Qendrën e Rekuperimit të të dhënave;
  5. Reagon/përgjigjet shpejt ndaj pyetjeve të përdoruesve, zgjidhjes së problemeve dhe çështjeve lidhur me të dhënat, gabimeve të kryera nga përdoruesit në sistemin qendror dhe atij të aplikimit për kredi për të siguruar një proces normal të kredidhënies;
  6. Raporton qartë të gjitha çështjet teknike, ose të procesit, duke siguruar informacion të detajuar njësive përgjegjëse (raport/pamje grafike nga burimi i problemit);
  7. Ofron asistence teknike dhe suport ditor të perdoruesve si dhe analizon të gjitha çështjet operacionale që lidhen me mosfunksionimin e sistemeve/proceseve duke ofruar zgjidhje të shpejtë të problemeve teknike;
  8. Suporton përdoruesit fundorë për probleme të ndryshme me sistemet e informacionit IT si: e-mail, Actice Directory, internet akses, printers, etj;
  9. Suporton Njësine e IT në instalimet dhe konfigurimet e kompjuterave të rinj sipas procedurave të NOA;
  10. Suporton Njësinë e IT në problematikat e ndryshme me linjat online, aksesin online në sisteme të ndryshme, etj.


Kërkesat për pozicionin:


  1. Diplomë Bachelor në Teknologji Informatike ose Inxhinieri Kompjuterike;
  2. Eksperiencë në zgjidhjen e problemeve hardware, software, LAN/WAN dhe çështje lidhur me printera;
  3. Njohuri të mira të programeve SQL (T-SQL;j-QL) dhe databaza të ndryshme (MySQL; MS SQL Server; jBASE, etj);
  4. Njohuri bazë të suportit help desk dhe operacioneve bankare;
  5. Njohuri të mira të gjuhës angleze;
  6. Aftësi të shkëlqyera në teknologji informacioni;
  7. Aftësi të forta për të punuar në mënyrë të pavarur.



Dërgoni aplikimin tuaj brenda datës 19 mars 2021 në https://noafin.al/jobs.

Aplikimi duhet të përmbajë një CV të përditësuar dhe një letër motivimi për pozicionin përkatës.
Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen nga Departamenti i Burimeve Njerëzore për një intervistë.
 
Back
Top