• Tirane, ofroj vend pune Menaxher Projektesh

Tirane
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Agjent shitje | Menaxhim shitje
Gjuha
  1. anglisht
Eksperienca
vetem me eksperience
Profesionisti_banner.jpg


Agjencia e Rekrutimit Profesionisti
, në emër të nje prej klientëve të saj prestigjozë dhe me emër në treg është duke kërkuar të rekrutoje Menaxher Projektesh per Shitje B2B. Në këtë rol ju do të jeni përgjegjes për gjetjen e klienteve potenciale si dhe per ndertimin e marrëdhenieve afatgjata me ta.
Detyrat dhe Pergjegjësitë:

  • Të kontaktojë/kerkojë klientë potencial në të gjithë Shqipërinë për shitje produktesh arredimi për projekte të ndryshme si: Hotele, Bed & Breakfast, Restorante, Komplekse rezidenciale, Agjenci Real Estate.
  • Të krijoje një perdorues dhe te aplikoje në portalin online të dedikuar për tendera shtetëror për projekte të ndryshme mobilimi: Shkolla, projekte rindertimi nga termeti etj.
  • Të mbajë kontakt me arkitektet e brendshëm të kompanisë për të gjetur arredimet më të mira për të përmbyllur shitjet për Bizneset e ndryshme.
  • Të raportoje te Administratori kërkesa specifike të klienteve të ndryshëm potencial kur kërkohen produkte me specifika të ndryshme nga ato të produkteve të gamës ekzistuese ose dhe për produkte që duhen prodhuar me porosi.
  • Të zgjedhë produkte sipas buxhetit të klienteve të ndryshëm dhe të kërkojë me Administratorin mundesitë për të bërë ofertën më të mirë.
  • Të raportojë tek departamenti i blerjeve kerkesat e klientëve që të sigurohet gjendja e produkteve të kërkuara brenda afateve që caktohen me klientet.
Kërkesat për këtë pozicion:
Edukimi: Të ketë perfunduar Arsimin e lartë (Fakultetin e Ekonomisë).
Eksperienca: Minimumi 3-vite eksperiencë në shitje B2B dhe të njohë mirë industritë si: Ndertim, Hoteleri, Agjenci Real Estate etj.
Aftësitë dhe kompetencat:

  • Të ketë njohuri shumë të mire të gjuhës Angleze;
  • Të njohë mjaft mire paketen office;
  • Te ketë aftësi mjaft të mira analitike, menaxhuese dhe koordinuese.
  • Te ketë një komunikim të shkelqyer;
  • Aftesi mjaft te mira negociuese;
  • Të jetë i/e orientuar ndaj rezultatit;
  • Te ndërtoje marrëdhenie afatgjata me bizneset;
  • Te jetë bashkepunues.
Kompania Ofron:

  • Mundësi të zhvillimit të karrierës.
  • Kushte shumë të mira pune dhe pagesë mjaft konkurruese.
Nëse keni kualifikimet e listuara më sipër, dërgoni CV-në tuaj duke specifikuar titullin e punës në: rekrutim@profesionisti.al.
"Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për "Mbrojtjen e të Dhënave Personale"



Cel. : +355682081362
 


Apply WhatsApp
Back
Top