• Tirane, ofroj vend pune Arkitekt

Tirane
Nr. Njesia - Zona me e afert?
5 Blloku
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Arkitekture
Gjuha
  1. anglisht
Eksperienca
vetem me eksperience
“AG.TCC” shpk është Kompani ka në princip të saj ndërtimin e marrëdhënieve afatgjata me nënkontraktorë dhe me klientet, raporte të cilat janë bazuar në besim, respekt dhe bashkëpunim. Çelsi i suksesit tonë qëndron në bashkëpunimin me nje staf te talentuar dhe të kualifikuar duke realizuar projektet që nga faza e kocept- idesë e deri tek zbatimi në kohë.
Fale besueshmerise se klienteve dhe investitoreve “AG.TCC” shpk ka fituar nje pozicion te qendrueshem dhe strategjik ne tregun shqiptar te ndertimit. Misioni yne eshte operimi me sukses ne tregun shqiptar dhe nderkombëtar te ndertimit, duke ofruar nje zhvillim te qendrueshem, si dhe sherbime te nje cilësie te larte ne fushen e ndertimit.


Kriteret e Kërkuara:


· Të ketë mbaruar studimet e larta për Arkitekturë.
· Të ketë eksperiencë pune.në planifikim, projektim, zhvillimin e vizatimeve teknike dhe arkitektonike.
· Etikë profesionale dhe përkushtim maksimal.
· Aftesi të mira komunikimi dhe shprehje e qartë të ideve dhe zgjidhjeve.
· Aftësi për të bashkëvepruar në skuadër dhe për të koordinuar projektin me projektet e disiplinave të tjera (konstruksion, elektrik, mekanik, hidrosanitar);
· Aftësi menaxhimi për hartimin e projektit në të gjitha fazat
· Të ketë aftesi shumë të mira komputerike në përdorimin e programeve: Autocad 2D & 3D, paketa Adobe (Photoshop, Acrobat, Ilustrator, InDesign), Sketchup, Corel Draw, 3D Max, Revit, Archicad etj.


Detyrat dhe përgjegjësitë:


· Projektimi dhe pregatitja e projekteve, planeve, prerjeve, hartave dhe detajeve për objekte të ndryshme
· Projektim i objekteve civile dhe përditësim i albumeve
· Përgatitje e modeleve 3D dhe renderave të objekteve
· Pjesëmarrje aktive në koordinimin e menaxhimit të skedarëve në të cilët profesionistë të ndryshëm duhet të punojnë njëkohësisht.
· Krijimi i planeve, vizatimeve teknike dhe detyrave të tjera të lidhura me realizimin e projekteve për objekt industrial, infrastrukturor, komplekse turistike, godina banimi dhe njësi shërbimi
· Hartimi i raporteve, specifikimeve dhe preventive për objekte të ndryshëm

Dosja e Aplikimit duhet të përmbajë:


· Leter motivimi.
· Portfolio (kur te diferencohen projektet e shkollës nga ato të punëve të kryera)
· CV -në
· Kopje të diplomës
· Çertifikime apo referenca nga punëdhënësit.

Mënyra e aplikimit:

Të gjithë të interesuarit mund të dërgojnë dokumentat e aplikimit në adresen e E -Mailit : contact@agtcc.al

Afat i dorëzimit brenda datës 01.04.2021.

Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë referuar ligjit Nr. 9887 datë 10.03.2008 i ndryshuar “Për Mbrotjen e të Dhënave Personale”.


Cel. : contact@agtcc.al
 


Apply
Back
Top