• Kerkojme punonjes nga Jugu ose Vlora, per profilin RECEPSIONIST/E

Vlore
Nr. Njesia - Zona me e afert?
5 Blloku
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Recepsionist/e
Gjuha
  1. anglisht
Eksperienca
vetem me eksperience
DIMENSION është një kompani konsultuese, trajnuese dhe zbatuese në fushën e Menaxhimit Strategjik të Burimeve Njerëzore me një eksperiencë shume vjeçare të stafit të saj në Sistemin e Menaxhimit të Burimeve Njerëzore.


Për një resort në Palasë, DIMENSION po kërkon të rekrutojë kandidatë në pozicionin vakant:

RECEPSIONIST




DETYRAT E POZICIONIT
- Përgjigjet dhe drejton telefonatat.
- Informon vizitorët për tarifat.
- Merr dhe transmeton mesazhe për vizitorët.
- Përgjegjës për marrjen në dorëzim të postës.
- Menaxhon rezervimet dhe caktimin e sallave të konferencave.
- Kupton nevojat e klientit dhe u ofron zgjidhje të personalizuara duke sugjeruar aktivitete dhe lehtësira të ofruara nga resorti.
- Realizon detyra te tjera qe lidhen me profilin e punes.



KUALIFIKIMET DHE AFTËSITË E KËRKUARA
Edukimi: Diplome e shkollës së mesme/ lartë ( avantazh “ Menaxhim Hotelerie”).
Eksperienca: Të ketë eksperiencë minimalisht 2 vjet në të njëjtën fushë.
Aftësi:
- Njohuri të mira MS Office dhe në sistemin e pagesave.
- Njohuri të mira të gjuhës angleze.
- Shkathtësi dhe aftësi të forta ndërpersonale, prezantuese dhe komunikuese.
- Fleksibël në lidhje me oraret e punës.


*Vendndodhja e punës: Palasë. Transporti i siguruar nga kompania
* Për kandidatët që nuk janë nga qyteti i Vlorës sigurohet akomodim dhe ushqim




Menyra e aplikimit:
Mirëpresim aplikimin tuaj (CV) në adresën tonë [COLOR=#558e0a][B]rekrutime@dimensionhr.al[/B][/COLOR]
Ju lutemi të specifikoni në subjektin e-mailit pozicionin vakant për të cilin aplikoni.
Ju bëjmë me dije se vetëm kandidatët që plotësojnë kriteret e profilit do të njoftohen për intervistë.

JU MIREPRESIM!




*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887 për “Mbrojtjen e të Dhënave Personaledhe do të përdoren vetëm për qëllime rekrutimi



Cel. : +355 69 20 46 320
 


Apply WhatsApp
Back
Top