• Kerkojme punonjes nga Jugu ose Vlora, per profilin SUPERVIZOR TEKNIK (me profil Elektrik ose Mekanik)

DIMENSION është një kompani konsultuese, trajnuese dhe zbatuese në fushën e Menaxhimit Strategjik të Burimeve Njerëzore me një eksperiencë shume vjeçare të stafit të saj në Sistemin e Menaxhimit të Burimeve Njerëzore.


Për një grup të suksesshëm të investimeve në Ballkan, DIMENSION po kërkon të rekrutojë kandidatë në pozicionin vakant:

SUPERVIZOR TEKNIK (Elektrik ose Mekanik)




DETYRAT E POZICIONIT
- Është përgjegjës për shfrytëzimin e të gjithë proceseve elektrike/mekanike referuar sistemeve teknike të instaluara duke kryer kontrollin e pajisjeve, ndërhyrjet e nevojshme dhe mirëmbajtjen e përditshme të sistemeve.
- Udhëheq kryerjen e punimeve elektrike/ mekanike dhe sistemeve speciale në rastet e nevojshme apo emergjente.
- Planifikon, organizon dhe monitoron punën e përditshme për t’u siguruar se të gjitha etapat po kryhen sipas standardeve të përcaktuara.
- Mban në kontrollon koston e mirëmbajtjes së sistemeve mekanike/elektrike dhe sistemeve speciale.



KUALIFIKIMET DHE AFTËSITË E KËRKUARA
Edukimi: Të zotëroje diplomë inxhinieri elektrike ose mekanik
Eksperienca: Preferohet të paktën 2 vjet eksperiencë pune ne te njejtin profil.
Aftësi:
- Njohuri shumë të mira të elementeve bazë të sistemit elektrik.
- Njohuri shumë të mira të rregullores së sigurimit teknik.
- Aftësi kompetente në instalime elektrike, në kontroll dhe mirëmbajtje rrjeti.




*Vendndodhja e punës: Palasë. Transporti i siguruar nga kompania
* Për kandidatët që nuk janë nga qyteti i Vlorës sigurohet akomodim dhe ushqim


Menyra e aplikimit:
Mirëpresim aplikimin tuaj (CV) në adresën tonë [COLOR=#558e0a]rekrutime@dimensionhr.al[/COLOR]
Ju lutemi të specifikoni në subjektin e-mailit pozicionin vakant për të cilin aplikoni.
Ju bëjmë me dije se vetëm kandidatët që plotësojnë kriteret e profilit do të njoftohen për intervistë.



JU MIREPRESIM!




*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887 për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale” dhe do të përdoren vetëm për qëllime rekrutimi
 


Apply WhatsApp
Back
Top