• Vlore, ofroj vend pune Pastrues ne residencen Green Coast Resort & Residences

Vlore
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Sanitare | Pastrim | Mirembajtje
Gjuha
Eksperienca
vetem me eksperience
Balkan Finance Investment Group, BALFIN Group, është një ndër grupet investuese më të rëndësishme dhe më të suksesshme në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Aktivitetet e Grupit BALFIN përfshijnë zhvillimin dhe menaxhimin e pasurive të paluajtshme, tregtinë me pakicë, industrinë minerare, sistemin bankar, turizmin, energjinë, logjistikë, etj. Gjeografikisht Grupi është i pranishëm në Austri, Shqipëri, Kosovë, Bosnje dhe Hercegovinë, Maqedoninë e Veriut, Mali i Zi dhe Vendet e Ulëta duke punësuar më shumë se 5’000 persona. Grupi BALFIN është në rritje të vazhdueshme dhe synon përmirësimin e qëndrueshëm dhe afatgjatë të komuniteteve nëpërmjet zhvillimit ekonomik, rritjen e punësimit dhe investimeve sociale.
Balfin Real Estate & Hospitality është pjesë e Balfin Group dhe mbulon shërbime shitje & marketing në fushën e real estate dhe shërbime akomoduese në industrinë e turizmit duke ofruar në treg një ekspertizë të nivelit të lartë.

Pozicioni: Pastrues Green Coast Resort & Residences
Departamenti: Hospitality
Vendndodhja: Palasë, Vlorë

Përmbledhja e Pozicionit:.
Përgjegjës për të kryer një larmi detyrash duke përfshirë pastrimin me fshesë me korrent, pastrimin e sipërfaqeve, pluhurave, ndërrimin dhe pastrimin e çarçafëve/peshqirëve. Kërkohet vëmendje ndaj detajeve, përvojë në ndihmën dhe shërbimin ndaj klientit. Personi duhet të jetë i përpiktë, i saktë, i shpejtë dhe i gatshëm për të mësuar.

Detyrat dhe Përgjegjësitë Kryesore:

  • Mirëmban të gjitha pajisjet e pastrimit, furnizimet dhe produktet; siguron ruajtjen, magazinimin dhe kujdeset për produktet e pastrimit
  • Kryen pastrimin e përgjithshëm, pastrim të dyshemeve të drurit, laminatit ose dyshemesë me pllaka sipas nevojës
  • Përgjegjës për fshesën me korrent; fshin, lan tapetet dhe kryen trajtime të mëtejshme larjeje apo heqje njollash, sipas nevojës
  • Kujdeset për pastrimin mbeturinave nga koshat dhe kontejnerët
  • Pastron pluhurat e mobilieve dhe aksesoreve të dhomave sipas nevojës
  • Pastron lavamanët, vaskat, dushet dhe tualetet ato private dhe publike
  • Kujdeset për ndërrimin dhe mbledhjen e çarçafëve ose peshqirëve të përdorur
  • Pastron dritaret, sipërfaqet prej xhami dhe pasqyrat sipas nevojës
  • Mban të gjitha hapësirat publike të Resortit të pastra dhe të rregullta
  • Mban të gjithë shëtitoren e Resortit të pastër dhe të rregullt
  • Mban kampusin e Resortit të pastër dhe të rregullt
  • Raporton kur ndodhin riparimet dhe zëvendësimet e nevojshme
Eksperiencat e punës:

  • Diplomë e shkollës së mesme
  • Fizikisht i/e aftë të shtyjë fshesën me korrent për periudha të gjata kohore
  • Aftësi për të ngritur sende nga 10 – 15 kg
  • I aftë fizikisht për t’u përkulur, ecur gjatë rutinës së përditshme si edhe të qëndrojë në këmbë për kohë të gjatë
  • Preferohet të ketë përvojë të mëparshme
  • Aftësi për të ndihmuar klientët dhe vizitorët kur është e nevojshme
  • I jep rëndësi detajeve kur pastron
  • I/e organizuar dhe i aftë të ndjekë një orar
  • I aftë për të ndjekur udhëzime verbale

Aftësi të tjera:

  • Vëmendje në detaje
  • Fokus tek klienti
  • Besueshmëria
  • Shkathtësitë e të dëgjuarit
  • Përshtatshmëria
  • Planifikimi dhe organizimi
  • Punë në grup
  • Integritet
  • Ndershmëri
  • Nivel të lartë energjie

Mënyra e aplikimit:
Të gjithë të interesuarit mund të aplikojnë duke dërguar CV-në e tyre dhe letrën e motivimit në adresën hr@balfinrealestate.al me subjekt: Pastrues Green Coast Resort & Residences.
Afati i dorëzimit: 20/03/2021
*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.
 


Apply
Back
Top