• Inxhinier Gjeodet Green Coast

Dhermi - Palase
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Inxhinieri
Gjuha
Eksperienca
vetem me eksperience
Balkan Finance Investment Group, BALFIN Group, është një ndër grupet investuese më të rëndësishme dhe më të suksesshme në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Aktivitetet e Grupit BALFIN përfshijnë zhvillimin dhe menaxhimin e pasurive të paluajtshme, tregtinë me pakicë, industrinë minerare, sistemin bankar, turizmin, energjinë, logjistikë, etj. Gjeografikisht Grupi është i pranishëm në Austri, Shqipëri, Kosovë, Bosnje dhe Hercegovinë, Maqedoninë e Veriut, Mali i Zi dhe Vendet e Ulëta duke punësuar më shumë se 5’000 persona. Grupi BALFIN është në rritje të vazhdueshme dhe synon përmirësimin e qëndrueshëm dhe afatgjatë të komuniteteve nëpërmjet zhvillimit ekonomik, rritjen e punësimit dhe investimeve sociale. Kompania Mane TCI, pjesë e Grupit BALFIN, është lider në ndërtim dhe investim të projekteve zhvilluese, në Shqipëri dhe rajon. E themeluar në vitin 2001, Mane TCI është e specializuar në fushën e ndërtimeve civile dhe industriale si: Qendra Tregtare, Godina Rezidenciale, Qendra Sociale dhe Kulturore, ndërtime industriale dhe infrastrukturë.

Pozicioni: Inxhinier Gjeodet
Departamenti: Teknik
Vendndodhja: Projekti Green Coast, Palasë

Përmbledhja e Pozicionit: Qëllimi i përgjithshëm i këtij pozicioni është realizimi i detyrave për hartimin e rilevimeve topografike speciale që kërkojnë mjete dhe organizim të veçantë, punimeve topogjeodezike në objekte inxhinierike, punime speciale gjeodezike, rrjetë mbështetëse si dhe përpunime volumesh.

Detyrat dhe Përgjegjësitë Kryesore:
  • Kontrollon dhe siguron zbatimin e objekteve sipas projekteve dhe kondicioneve urbanistike;
  • Rilevime të ndryshme topografike në sisteme koordinative të ndryshme;
  • Ndjekjen e punimeve të ndërtimit nga afër duke dhënë kuotat e kërkuara nga projekti;
  • Realizon azhurnime të ndryshme dhe lidhjet me sistemet koordinative relative dhe absolute;
  • Përgatitjen e dokumentacionit pas ndërtimit (as-built);
  • Detyra të tjera që i ngarkohen;
  • Llogaritje dhe krahasime volumesh;
  • Kontroll dhe përgatitje e situacioneve.

Edukimit: Të zotërojë diplomë Master, dega Gjeodezi.

Kualifikime të tjera:
  • Eksperiencë 3-vjeçare në industri të njëjtë;
  • Diplome në inxhinieri, preferohen kualifikime specifike për pozicionin;
  • Eksperiencë pune në fusha të ngjashme;
  • Vendimmarrës dhe me personalitet të fortë;
  • Njohje shume e mirë e standardeve të sigurisë dhe shëndetit në punë;
  • Njohuri shumë e mirë në përdorimin e programeve kompjuterike (AutoCad Civil 3D,CAD, EXCEL);
  • Të punojë me Total Station & GPS;
  • Aftësi për të evidentuar dhe raportuar problemet;
  • Natyrë energjike dhe me iniciativë;
  • Njohje shumë e mirë e legjislacionit të urbanistikës;
  • Aftësi për të sugjeruar zgjidhje dhe për të marrë vendime;
  • Aftësi të mira komunikuese dhe shprehje e qartë e ideve dhe zgjidhjeve;
  • Aftësi për të punuar në skuadër.
Mënyra e aplikimit:
Të gjithë të interesuarit mund të aplikojnë duke dërguar CV-në e tyre dhe letrën e motivimit në link: https://bit.ly/3axP9c9

Afati i dorëzimit: 04/03/2021
*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.
 


Apply
Back
Top