• Tirane, kerkohet Specialist i PR dhe Komunikimit

Tirane
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Marketing
Gjuha
  1. anglisht
Eksperienca
vetem me eksperience
Me 27+ vjet pervoje biznesi te themeluesve dhe menaxhereve kryesore, ne ofrojme sherbime te inxhinierise softuerike ne Shqiperi dhe ne tregun nderkombetar, duke bashkuar profesionistet me te mire, praktikat me te mira dhe nje perzgjedhje te zgjuar te teknologjive moderne. Ekipi i 170+ zhvilluesve te certifikuar ne teknologjite moderne eshte çelesi yne per sukses. Ndersa forcojme pozicionin tone ne Shqiperi si kompani lider ne ofrimin e sherbimeve te inxhinierise softuerike per sistemet elektronike me te rendesishme te administrates publike ne Shqiperi, ne po zgjerojme aktivitetet tona edhe ne tregjet europiane.


Ne jemi ne kerkim te personave te motivuar dhe te apasionuar per t'u bashkuar me ne ne pozicionin:


Specialist i PR dhe Komunikimit


Si specialist i Komunikimit dhe Marredhenieve me Publikun ne ikubINFO ju do te jeni pergjegjes per menaxhimin dhe permiresimin e te gjitha kanaleve tona te komunikimit, brenda kompanise dhe jashte saj. Nese jeni nje person entuziast, ambicioz dhe energjik dhe e doni komunikimin dhe marredheniet me publikun, ju ftojme te aplikoni!


Detyrat dhe pergjegjesite:

  • Kontribuon ne ndertimin e planit te komunikimit te kompanise brenda dhe jashte saj ne bashkepunim me menaxherin e komunikimit dhe PR.
  • Zbaton te gjitha aktivitet e komunikimit dhe te maredhenieve me publikun sipas planit te dakordesuar.
  • Propozon vazhdimisht ide te reja komunikimi tek pergjegjesi ose menaxhere te tjere te kompanise.
  • Identifikon problematika ne kanale komunikimi dhe i zgjidh ato ne bashkepunim me pergjegjesin.
  • Bashkepunon ngushte me departamentet kryesore te kompanise per te krijuar, perditesuar dhe mirembajtur materialet promovuese te kompanise.
  • Bashkepunon me Burimet Njerezore per identifikimin dhe ekzekutimin e akiviteteve te komunikimit ne funksion te kultures se kompanise.
  • Bashkepunon me Njesine e Rekrutimit per identifikimin dhe ekzekutimin e aktiviteteve te komunikimit ne funksion te rekrutimit.
  • Planifikon, koordinon dhe organizon aktivitete te vazhdueshme PR qe sherbejne per rritjen e imazhit te kompanise apo per promovimin e produkteve dhe sherbimeve te caktuara.
  • Miremban me informacion te perditesuar te gjitha kanalet e komunikimit te kompanise.
  • Perpilon dhe krijon raporte analitike per ecurine e kanaleve te komunikimit te kompanise.


Kualifikimet

  • Diplome Bachelor ose Master ne Administrim Biznesi, Marketing, Marredhenie me publikun ose te ngjashme
  • 2+ vite experience ne pozicione te ngjashme
  • Njohuri te mira ne Menaxhimin e Rrjeteve Sociale dhe Ads
  • Njohuri te mira ne Adobe Photoshop, Illustrator, Adobe Acrobat, Google Ads & Google Analytics
  • Aftesi shume te forta nderpersonale
  • Aftesi per te punuar ne ekip
  • Njohuri shume te mira te gjuhes Angleze


Per te aplikuar ju lutemi dergoni CV-ne dhe dokumente te tjera qe vertetojne kualifikimet tuaja ne adresen e-mail: hr@ikubinfo.al me subjektin “Specialist i PR dhe Komunikimit”.


Te dhenat qe do te paraqitni nepermjet aplikimit tuaj do te ruhen dhe perpunohen vetem per qellime rekrutimi, ne mbeshtetje te legjislacionit ne fuqi per mbrojtjen e te dhenave personale. Me konkretisht sipas percaktimeve te Kushtetutes se Republikes se Shqiperise, Ligjit ne fuqi (Nr. 9887 date 10.03.2008) "Per Mbrojtjen e te Dhenave Personale" dhe akteve nenligjore per zbatim.
 


Apply
Back
Top