• Tirane, ofroj vend pune Menaxher Marketingu

Tirane
Nr. Njesia - Zona me e afert?
6 Kombinat | Vaqarr | Ndroq
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Marketing
Gjuha
  1. anglisht
Eksperienca
vetem me eksperience
Prej 19 vitesh dallohemi në tregun Shqipëtar për cilësinë maksimale që u ofrojmë klientëve, për bashkëpunimin e fortë më Fermerët dhe për përkujdesjen e veçantë ndaj stafit tonë dhe ndaj klientëve tanë. LUFRA kompania me fabrikë në Lushnje, Rrogozhinë dhe një fabrikë uji në Dukat, Vlorë, por edhe me produkte prezente në të gjithë Shqipërinë, aktualisht kërkon të punësojë një Menaxher Marketingu, I/E cila do të ponojë me orar të plotë pranë Departamentit të Marketingut në zyrat qëndrore në Tiranë.

Funksioni bazë dhe qëllimi i përgjegjësive
Nën supervizimin direkt të Administratorit të Përgjithshëm, Menaxheri i Marketingut është përgjegjës direkt për hartimin, implementimin dhe menaxhimin e të gjithë strategjisë së Marketingut të Shoqërisë, menaxhimin dhe koordinimin e stafit të Marketingut të Shoqërise dhe partnerëve të jashtëm në lidhje me Marketingun si dhe përgjegjës për mbikqyrjen e të gjithë rrjeteve sociale dhe materialet promocionale të Shoqërisë.
Detyrat dhe Përgjegjësitë
[h=5]Menaxheri i Marketingut punon pranë zyrave qëndrore Tiranë, nën supervizimin e Administratorit të Përgjithshëm dhe kryen këto detyra:[/h]
  1. Idejimi, planifikimi dhe implementimi i strategjisë së përgjithshme të Marketingut në përputhje me strategjinë dhe objektivat e biznesit duke e detajuar në plane konkrete veprimi;
  2. Të zhvillojë kërkime të tregut dhe të mbajë të përditësuara të dhënat e tregut;
  3. Hartimi i buxhetit vjetor të marketingut, ndjekja dhe realizimi i tij;
  4. Përfaqësimi i kompanisë në evente të ndryshme dhe në fushata të ndryshme marketingu;
  5. Përgatit analiza të tregut, të elementëve konkurues dhe ia prezanton ato Administratorit;
  6. Përgjegjës për rritjen dhe zhvillimin e brandid Lufra dhe Dukat, duke hartuar dhe implementuar strategji dhe nisma të ndryshme për të ekspozuar brandin në rrajon, por edhe ndërkombëtarisht;
  7. Përgatit media-plan për të marketuar sa më shumë brandin e kompanisë;
  8. Organizimi i promocioneve të vazhdueshme si strategji e përdorur dhe organizimi i aktiviteteve sezonale promocionale;
  9. Përgjegjës për rishikimin e përmbajtjes së website-it të kompanisë, si dhe i të gjithë rrjeteve sociale të Shoqërisë, duke u siguruar që të gjitha informacionet të janë të përditësuara;
  10. Kryen funksione të tjera të përcaktuara nga Administratori i Përgjithshëm.

Kualifikimet dhe Aftësitë e Kërkuara
Edukimi: Diplomë Universitare në Menaxhim Biznesi dhe/apo Marketing; Përbën përparësi nëse është diplomuar në master profesional në Marketing. Gjithashtu, përbën avantazh nëse ka kryer studime në kurse profesionale për Marketing dhe/apo fusha të lidhura me Marketingun.
Eksperiencë Pune: Eksperiencë pune në pozicione të ngjashme jo më pak se 7 vjet. Përben avantazh eksperienca në industrinë e “Consumer Goods”, duke i dhënë prioritet eksperiencës në Industrinë e prodhimit dhe tregtimit te mallrave ushqimorë;
Aftësi:

  • Eksperiencë dhe aftësi të konsoliduara për të ndërtuar dhe menaxhuar “brande”;
  • Eksperiencë dhe aftësi të konsoliduara për të ndërtuar strategji komunikimi në një Shoqëri të madhe;
  • Dëshirë dhe pasion për të promovuar produkte “Made in Albania”;
  • Aftësi të shkëlqyera organizative, duke përfshirë aftësi për të planifikuar punën dhe vendosur prioritete;
  • Aftësi të shkëlqyera komunikuese, të zotërojë etikë pune dhe integritet;
  • Afësi të shkëlqyera analitike dhe aftësi për të zgjidhur në mënyrë efikase problemet;
  • Aftësi për të kryer shumë detyra njëkohësisht dhe aftësi për të orientuar detajet;
  • Aftësi shumë të mira ndërpersonale;
  • Aftësi shumë të mira për të ruajtur informacionin konfidencial;
  • Aftësi për të koordinuar punën dhe projektet përkatëse;
  • Ndjenjë Përgjegjësie;
  • Njohuri shumë të mira kompiuterike, sidomos paketat MS Navision dhe MS Office;
  • Aftësi për të punuar në grup dhë për të marë iniciativë;
  • Pajisje me patente të vlefshme drejtimi.

Procedura e aplikimit për këtë vënd pune:
Për te aplikuar për këtë pozicion, ju lutem dorëzoni dokumentet e poshtëpërmëndura:

  • CV të Detajuar;
  • Letër Interesi,
tek zyrat qëndrore të Lufra nëpërmjet e-mailit:

  1. Me e-mail: hr@lufra.al
 


Apply
Back
Top