• Tirane, ofroj vend pune Kontabilist me pervoje

Tirane
Nr. Njesia - Zona me e afert?
5 Blloku
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Ekonomist-Financier/e
Gjuha
  1. anglisht
Eksperienca
vetem me eksperience
TIRANA FINANCIAL AUDITORS kërkon një Kontabilist me përvojë.

PËRSHKRIMI I POZICIONIT
I raporton dhe është në varësi direkte të Drejtorit të Departamentit të Financës. Koordinon dhe mbikëqyr funksionet e kontabilitetit, delegon punën dhe sigurohet që stafi respekton rregullohet dhe procedurat e Shoqërisë.
Shqyrton dhe përpunon informacion të gjerë financiar, analizon rezultatet, dhe bën ndryshimet ku është e nevojshme.

DETYRAT DHE PËRGJEGJËSITË

Përgjegjësitë menaxheriale

  • Analizon llogaritë kontabël dhe sugjeron përmirësime për të reduktuar kostot dhe maksimizojë fitimin.
  • Përditësohet me ndryshimet e industrisë ku operon shoqëria dhe ndryshimet në ligjet dhe rregulloret tatimore.
  • Sigurohet që software i kontabilitetit ofron proceset dhe sigurinë e nevojshme për mbajtjen e të dhënave dhe kryerjen e operacioneve të kontabilitetit.
Përgjegjësitë operacionale
  • Analizon rregullisht llogaritë kontabël dhe sigurohet që janë të sakta.
  • Organizon dhe përditëson të dhënat financiare; monitoron regjistrimet kontabël.
  • Sigurohet që të dhënat dhe raportet financiare janë në përputhje me ligjet dhe rregulloret tatimore.
  • Përgatit menaxhon dhe paraqet raportet financiare mujore.
  • Koordinon punën me Auditorët e jashtëm dhe inspektorët tatimore.
  • Përcakton skemat kontabël dhe dokumentet e nevojshëm mbështetës për tipet e transaksioneve.
  • Sigurohet që të gjitha transaksionet dhe efektet pasqyrohen të plota, të sakta dhe në kohë në regjistrat kontabël.
  • Sigurohet që të gjitha transaksionet janë të mbështetura në dokumente të vlefshme justifikuese.
  • Sigurohet që të gjitha axhustimet e kontabilitetit pasqyrohen saktë në fund të çdo muaji.
  • Sigurohet që transaksionet dhe dokumentet janë të arkivuara dhe të aksesueshme në arkiva fizike dhe/ose elektronike.
AFTËSITË DHE KUALIFIKIMET
  • Diplomë universitare dhe master në fushën e Ekonomisë.
  • 2 vjet eksperiencë në të njëjtin pozicion.
  • Njohuri të Standarteve kombëtare dhe Ndërkombëtare të Kontabiliteti dhe Raportimit financiar.
  • Njohuri të avancuara në programet e administrimit të informacionit financiar, sisteme ERP.
  • Aftësi të avancuara të Spreasheets në veçanti dhe Office Suites në përgjithësi;.
  • I aftë në buxhetim dhe administrimin e bazave të gjera të të dhënave.
  • I aftë në analizën e informacionit financiar.
  • Aftësi shumë të mira komunikimi.
Për të aplikuar për këtë mundësi punësimi, ju lutemi dërgoni CV-në tuaj në ketë adresë emali: hr@tiranafinancialauditors.com.

Ju do të kontaktoheni vetëm në qoftë se CV-ja juaj do të përzgjidhet.
 


Apply
Back
Top