• Tirane, kerkohet Inxhinier Zyre

Tirane
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Inxhinieri
Gjuha
Eksperienca
vetem me eksperience
Balkan Finance Investment Group, BALFIN Group, është një ndër grupet investuese më të rëndësishme dhe më të suksesshme në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Aktivitetet e Grupit BALFIN përfshijnë zhvillimin dhe manaxhimin e pasurive të paluajtshme, tregtinë me pakicë, industrinë minerare, sistemin bankar, turizmin, energjinë, logjistikë, etj. Gjeografikisht Grupi është i pranishëm në Austri, Shqipëri, Kosovë, Bosnje dhe Hercegovinë, Maqedoninë e Veriut, Mali i Zi dhe Vendet e Ulëta duke punësuar më shumë se 5’000 persona. Grupi BALFIN është në rritje të vazhdueshme dhe synon përmirësimin e qëndrueshëm dhe afatgjatë të komuniteteve nëpërmjet zhvillimit ekonomik, rritjen e punësimit dhe investimeve sociale. Kompania Mane TCI, pjesë e Grupit BALFIN, është lider në ndërtim dhe investim të projekteve zhvilluese, në Shqipëri dhe rajon. E themeluar në vitin 2001, Mane TCI është e specializuar në fushën e ndërtimeve civile dhe industriale si: Qendra Tregtare, Godina Rezidenciale, Qendra Sociale dhe Kulturore, ndërtime industriale dhe infrastrukturë.

Pozicioni: Inxhinier/e Zyre
Departamenti: Teknik
Vendndodhja: Tiranë

Përmbledhja e Pozicionit: Inxhinieri i Zyrës përgatit raporte të ndryshme të punimeve, asiston në mbajtjen e dokumentacionit të objektit dhe në kontrollin dhe përgatitjen e situacioneve.

Detyrat dhe Përgjegjësitë Kryesore:
Detyra të zbatimit
· Mban korrespondencë me inxhinierët në zbatim dhe dokumenton informacionet e shkruara sipas fazave të punimeve;
· Përgatit ditarin e raportit të punimeve dhe raporton tek MD/PM, inxhinierët e kantierit dhe inxhinierët e tjerë të përfshirë në projekt;
· Suporton në përgatitjen e situacioneve mujore për punimet totale dhe progresive të kryera në objekt nga secili nënkontraktor;
· Eshtë përgjegjës për katalogizimin, standardizimin dhe arkivimin e dokumentacionit tekniko ligjor të kantierit;
· Eshtë përgjegjës për sistemimin dhe standardizimin në share-point të të gjithë informacionit/dokumentacionit të objektit dhe kantierit;
· Mban në vijimësi çdo historik dhe dokumenton minutat e takimeve dhe vendimet e marra;
· Suporton në përgatitjen e dosjeve të dokumentacionit tekniko-ligjor të objektit që në fazat fillestare deri tek kolaudimi i objektit dhe mbylljes së dokumentacionit tekniko-financiar të objektit;
· Suporton në proçesin e përgatitjes së dokumentacionit të kërkuar nga institucionet shtetërore si dhe ndjek komunikimin me institucionet sipas kërkesës së zyrës qendrore dhe PM;
· Detyra të tjera administrative, në lidhje me dokumentimin e informacioneve teknike që vijnë nga inxhinierët;
· Me kërkesë të Drejtuesit të Kantierit/PM suporton në leximin e projekteve, kryen nxjerrjen e informacioneve specifike dhe kryen verifikime në terren sipas kërkesave të proceseve të punës;
· Detyra të tjera që i ngarkohen nga MD/PM;

Detyra administrative të Burimeve Njerëzore
· Përgatitja e orëve përmbledhëse të punës dhe të dhënave të tjera për stafin, dërgimi i prezencës së stafit në Departamentin e Burimeve Njerëzore;
· Evidentimi i lejeve vjetore të stafit, mungesave ditore, raporte etj.;
· Përcjell tek stafi i kantierit rregulla ose udhëzime të ardhura nga Departamenti i Burimeve Njerëzore;
· Planifikimi i nevojave në kantier, hartimi i urdhër-kërkesave dhe ndjekja e miradministrimit të shpërndarjes së kancelarive;

Edukimi: Të zotërojë diplomë universiteti në Inxhinieri Ndërtimi ose Mjedisi

Kualifikime të tjera:
· Të ketë kompetenca teknike të lidhura me punën;
· Aftësi shumë të mira në kontroll, organizim, raportim;
· Të ketë dëshirë për të implementuar gjëra të reja;
· Aftësi të mira komunikuese me shkrim dhe gojë;
· Njohuri të mira në paketën Microsoft Office, Autocad si dhe programe të tjera të lidhura me punën;


Mënyra e aplikimit:
Të gjithë të interesuarit mund të aplikojnë duke dërguar CV-të e tyre dhe letrën e motivimit në link https://bit.ly/3pmUaIT

Afati i dorëzimit: 01/03/2021

*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.
 


Apply
Back
Top