• Tirane, ofroj vend pune Menaxher Logjistike

Prej 19 vitesh dallohemi në tregun Shqipëtar për cilësinë maksimale që u ofrojmë klientëve, për bashkëpunimin e fortë më Fermerët dhe për përkujdesjen e veçantë ndaj stafit tonë dhe ndaj klientëve tanë. LUFRA kompania me fabrikë në Lushnje, Rrogozhinë dhe një fabrikë uji në Dukat, Vlorë, por edhe me produkte prezente në të gjithë Shqipërinë, aktualisht kërkon të punësojë një Menaxher/e Logjistike dhe Magazine, I/E cila do të ponojë me orar të plotë pranë Departamentit të Logjistikës në zyrat qëndrore në Tiranë.

Funksioni bazë dhe qëllimi i përgjegjësive
[h=5]Nën supervizimin direkt të Drejtorit të Departamentit të Logjistikës dhe Administratorit, Menaxheri i Logjistikës dhe Magazinës është përgjegjes direkt për organizimin e të gjithë logjistikës së brëndshme të shoqërisë, koordinimin dhe mirembajtjen e flotës së kompanisë si dhe është përgjegjës për mbikqyrjen e Magazinës qëndrore në njësinë e kompanisë në Tiranë.[/h]
Detyrat dhe Përgjegjësitë
[h=5]Menaxheri i Logjistikës dhe Magazinës punon pranë zyrave qëndrore Tiranë, nën supervizimin e Drejtorit të Departamentit të Logjistikës dhe Administratorit të Përgjithshëm dhe kryen këto detyra:[/h]
  1. Harton dhe implementon planin e logjistikës në njësinë qëndrore të kompanisë në Tiranë, duke koordinuar transportin nga pritje e prodhimit, magazinimin dhe shpërndarjen e të gjithë mallit;
  2. Mirëmba flotëm e Shoqerise, harton dhe implementon të gjithë rregulloret dhe procedurat e transportit dhe mirëmbajtjes së mjeteve të shoqërisë;
  3. Supervizon, monitoron dhe koordinon me Departamentin e Shitjeve per zbatimin e planit te shitjeve duke garantuar mbulimin me mjete si dhe duke u siguruar qe te gjithe shoferet zbatojne rregulloret dhe procedurat e Logjistikes ne drejtimin dhe mirembajtjen e mjetit;
  4. Koordinon dhe menaxhon logjistiken e stafit te Administrates, transportin e punonjesve dhe stafit te brendshem te shoqerise;
  5. Mban kontakt te afert me Menaxheret Rajonal te Shitjeve, Agjentet dhe Shoferet per ti suportuar me nevoja te mundshme per aspekte Logjistike;
  6. Eshte pergjegjes per mbikqyrjen dhe implementimin e rregullores se higjenes te mjeteve gjate transportit dhe gjate ngarkimit, siguron pamjen vizuale te pershtatshme per cdo mjet;
  7. Harton, ideon dhe implementon planin e sherbimit frekuent te mjeteve, duke siguruar rendiment te larte dhe jetegjatesi te mjeteve te transportit;
  8. Monitoron dhe supervizon mjetet ne perdorim nga stafi I kompanise dhe shpenzimet e tyre;
  9. Kontrollon dhe siguron mirembajtjen e dokumentacionit te logjistikes (mjeteve), perfshire dokumentacion e mjeteve te shoqerise, plotesimin e formave dhe manualeve, kontrollimin e sistemit te masave ndeshkuese sipas rregullores, etj;
  10. Monitoron sistemin e brendshem te GPS te kompanise per secilin mjet, mer masa dhe keshillon ne zbatimin e rregulloreve dhe mer masa me raste shkeljesh;
  11. Pergjegjes per Mirembajtjen teknike te te gjithe godines se kompanise ne Tirane (zyra, magazinat, parkimin, lavazhin etj);
  12. Supervizion, zhvillon dhe drejton stafin e logjistikes;
  13. Kryen funksione të tjera të përcaktuara nga Administratori i Përgjithshëm.

Kualifikimet dhe Aftësitë e Kërkuara
Edukimi: Diplomë Universitare në Menaxhim Biznesi apo fusha të ngjashme; Përbën përparësi nëse është diplomuar në master profesional në drejtimin “Menaxhim Biznesi”. Gjithashtu, përbën avantazh nëse ka kryer studime në kurse profesionale për Logjistikë dhe/apo Shitje.
Eksperiencë Pune: Eksperience pune në pozicione të ngjashme jo më pak se 3 vjet;
Aftësi:

  • Aftësi të shkëlqyera organizative, duke përfshirë aftësi për të planifikuar punën dhe vendosur prioritete;
  • Aftësi të shkëlqyera komunikuese, të zotërojë etikë pune dhe integritet;
  • Afësi të shkëlqyera analitike dhe aftësi për të zgjidhur në mënyrë efikase problemet;
  • Aftësi për të kryer shumë detyra njëkohësisht dhe aftësi për të orientuar detajet;
  • Aftësi shumë të mira ndërpersonale;
  • Aftësi shumë të mira për të ruajtur informacionin konfidencial;
  • Aftësi për të koordinuar punën dhe projektet përkatëse;
  • Ndjenjë Përgjegjësie;
  • Njohuri shumë të mira kompiuterike, sidomos paketat MS Navision dhe MS Office;
Aftësi për të punuar në grup dhë për të marë iniciativë;
  • Pajisje me patente të vlefshme drejtimi.

Procedura e aplikimit për këtë vënd pune:
Për te aplikuar për këtë pozicion, ju lutem dorëzoni dokumentet e poshtëpërmëndura:

  • CV të Detajuar;
  • Letër Interesi,
tek zyrat qëndrore të Lufra nëpërmjet e-mailit:

  1. Me e-mail: hr@lufra.al
 


Apply
Back
Top