• Tirane, ofroj vend pune Drejtor Operacional

Drejtor Operacional

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Përgjegjës për drejtimin e stafit, ndarjen e detyrave dhe përgjegjësive për stafin që drejton;
  • Sigurohet që të zbatohen procedurat e miratuara nga administratori i kompanisë;
  • Përgjegjës për koordinimin dhe menaxhimin e aktiviteteve;
  • Përgjegjës për monitorimin dhe zbatimit e të gjitha aktiviteteve të planifikuara duke respektuar afatet kohore dhe buxhetin;
  • Sigurohet që punonjësit të ndjekin procedurat në përputhje me detyrimet ligjore;
  • Përgatit raporte periodike (raporte progresi dhe financiare) si dhe krijon strategji të biznesit për të përmbushur objektivat që kompania ka;
  • Raporton pranë administratoreve në lidhje me aspektet menaxhuese, teknike dhe administrative të procesit të punës;
  • Monitoron progresin e punës, analizon situatat, identifikon problemet që mund të lindin duke ndërmarrë masat e duhura;
  • Kryen analizën dhe menaxhimin e riskut;
  • Detyra dhe përgjegjësi të tjera që i delegohen nga administratoret.

Kualifikimet/Kërkesat:

  • Të kenë mbaruar arsimin e lartë.
  • Të ketë aftësi të shkëlqyera drejtuese, organizative, analitike, koordinuese;
  • Të ketë aftësi të shkëlqyera komunikuese ndërpersonale në të shkruara dhe të folur;
  • Njohje shumë e mirë e gjuhës Angleze (gjuhë të tjera përbëjnë avantazh);
  • Eksperiencë më shumë se 3 vite në profile të ngjashme;
  • Njohuri të mira në fushën e teknologjisë;
  • Njohuri shumë të mira të paketës MS Office;
  • Të zotërojë patentë të klasit B.
Të gjithë kandidatët e interesuar mund të aplikojnë për poziconin duke dërguar CV-në në adresën e mëposhtme: info@xpertsystems.al ose mund të na kontaktojnë në numrin e telefonit 042 333 444 nga e hëna në të premte ora 08:30-17:00, e shtunë ora 08:30-14:00.
 


Apply
Back
Top