Shterpce, ofroj vend pune Menaxher të Përgjithshëm
- Shterpce
- Tipi
-
- me orar te plote
- Fusha | Profili i punes
-
- Menaxhim strategjik | Drejtues
- Gjuha
-
- anglisht
- Eksperienca
- vetem me eksperience
Meshtekna Residence në Brezovice (Kosovë) kërkon:
Menaxher të Përgjithshëm
Përshkrim i përgjithshëm
Menaxheri i Përgjithshëm është përgjegjës për menaxhimin e punonjësve, marketingut, koordinimin dhe administrimin e shërbimeve hoteliere si dhe objekteve të akomodimit.
Detyrat dhe Përgjegjësitë:
GJITHASHTU APLIKANTET PREFEROHEN TE JENE NGA ZONA E FERIZAJ
Lutemi të dërgoni CV-në dhe referenca të eksperiencave të mëparshme në adresen e e- emailit: hr@atdg.al ose kontaktoni ne numrin e Tel. +355684016555
Të interesuarit të specifikojnë pozicionin e tyre të punës gjatë aplikimit!
Menaxher të Përgjithshëm
Përshkrim i përgjithshëm
Menaxheri i Përgjithshëm është përgjegjës për menaxhimin e punonjësve, marketingut, koordinimin dhe administrimin e shërbimeve hoteliere si dhe objekteve të akomodimit.
Detyrat dhe Përgjegjësitë:
- Maksimizojnë të ardhurat nëpërmjet marketimit të produktit, menaxhimit dhe rritjes profesionale të stafit;
- Sigurojnë zbatimin e të gjitha politikave të resortit/objektit të akomodimit;
- Analizojnë shifrat e shitjes dhe hartojnë strategji për menaxhimin e të ardhurave;
- Drejtojnë dhe monitorojnë punën e recepsionit në lidhje me rezervimet, anullimet dhe zbatojnë me përpikmëri politikat e resortit/objektit të akomodimit;
- Monitorojnë inventarët mujore të pajisjeve dhe furnizimeve me pajisje;
- Sigurojnë që blerjet të jenë brenda buxhetit dhe nga furnitorë të miratuar për rastet e emergjencave apo ofertave më të mira të tregut;
- Përgatitja e parashikimeve dhe buxheteve të nevojshme për mbarëvajtjen e punës sipas standardeve dhe shpenzimeve për të cuar aktivitetin drejt një biznesi fitimprurës;
- Monitorojnë arkëtimet e drejtpërdrejta të klientëve dhe leshojnë faturat përkatëse, pagesat e komisioneve të agjensive apo kompanive bashkëpunëtore;
- Rekrutojnë punonjës të kualifikuar dhe kryejnë trajnimin e tyre në përputhje me procedurat dhe standartet e punës së kompanisë;
- Sigurojnë që punonjësit të jenë në çdo kohë të vëmendshëm, miqësor, të dobishëm dhe të sjellshëm me të gjithë klientët dhe punonjësit e tjerë;
- Planifikojnë punën ditore të e stafit, mbikëqyrin dhe motivojnë ata në kryerjen e detyrave përcaktuara;
- Krijojnë databasën e klientëve që kanë frekuentuar resortin, kujdesen për etikën e komunikimit, në dërgimin e mesazheve të herëpasherëshme (falenderime, urime dhe oferta të ndryshme);
- Sigurojnë që të gjitha çështjet e lidhura me klientët të zgjidhen në përputhje me qëllimet dhe objektivat e kompanisë;
- Kërkojnë dhe identifikojnë bashkëpunëtorë të mundshëm brenda apo jashtë vendit për rritjen e numrit të klientëve për shërbimet që ofrohen;
- Krijojnë dhe forcojnë marrëdhëniet me klientët ekzistues dhe të rinjë si një strategji për rritjen e shitjeve përmes thirrjeve telefonike për shitje, paketa të ndryshme, mesazhe mirësjelljeje, etj.;
- Inspektojnë dhe dokumentojnë gjëndjen dhe pastërtinë e ambjenteve;
- Është e preferueshme që kandidatët të kenë përfunduar studimet e larta në degën e turizmit (kualifikimet pasuniversitare përbëjnë avantazh);
- Të kenë mbi 3 vjet eksperiencë pune në ketë pozicion;
- Preferohen kandidatë të cilët kanë eksperienca të mëparshme në sektorin e shërbimeve;
- Kandidatët duhet të jenë të aftë për të përballuar fluksin e punës, të menaxhojnë mirë stresin dhe të marrin vendime në situata të vështira brenda një kohe të shkurtër;
- Te jenë të vëmendshëm ndaj detajeve;
- Të kenë aftësi shumë të mira marketingu dhe shitje;
- Të kenë njohuri shumë të mira të ‘’Paketës Office’’;
- Të kenë aftësi shumë të mira komunikuese dhe ndërveprimi me të tjerët;
- Të ketë aftësi shumë të mira analitike, vendimarrëse dhe manaxheriale;
- Të ketë njohuri shumë të mira të gjuhës Angleze;
- Duhet të jenë të pajisur me patentë
GJITHASHTU APLIKANTET PREFEROHEN TE JENE NGA ZONA E FERIZAJ
Lutemi të dërgoni CV-në dhe referenca të eksperiencave të mëparshme në adresen e e- emailit: hr@atdg.al ose kontaktoni ne numrin e Tel. +355684016555
Të interesuarit të specifikojnë pozicionin e tyre të punës gjatë aplikimit!
Apply WhatsApp