• Inxhinier Ndertimi ne zyre

Tirane
Nr. Njesia - Zona me e afert?
9 Stacioni Trenit | Zogu i Zi
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Inxh. Ndertimi
Gjuha
Eksperienca
vetem me eksperience
NJOFTIM
OFERTE PUNESIMI

Kompania “EUROKOS HOLDING SHPK DEGA NE SHQIPERI”, me NIPT: K91727010A, e cila operon ne fushen e ndertimit te Infrastruktures Rrugore,
ofron mundësi punësimi në pozicionin:
Inxhinier Ndertimi ne zyre
PERGJEGJESITE:
• Aftësi të shkëlqyera komunikuese dhe negociuese
• Aftësi për të kryer një sërë detyrash pa mbikqyrjen e eprorëve
• Aftësi të shkëlqyera për të krijuar dhe mbajtur komunikim korrekt dhe të përditshëm me administratën dhe eprorët
• Aftësi të shkëlqyera të përdorimit të e*mail
• Aftësi në kryerjen e disa proçedurave njëkohësisht
• Aftësia për të menduar në mënyrë metodike, për të hartuar, planifikuar dhe menaxhuar projekte
• Aftësia për të ruajtur një pasqyrë të plotë të projekteve duke përfshirë detaje teknike
• Aftësi negociuese, mbikëqyrëse dhe drejtuese në kombinuar me aftësinë për të deleguar detyra

Kerkesat e pozicionit:
  • Të ketë përfunduar arsimin e larte dega Inxhinieri Ndertim.
  • Te kete mbi 5 vite eksperience pune ne infrastrukture
  • Njohje shumë e mirë e gjuhës angleze.
  • Njohje shumë e mirë e paketës Microsoft Office, Project, Autocad.Sap. Etap etj..
  • Aftësi shumë të mira organizuese, menaxhuese dhe koordinuese
  • Aftësi të mira komunikimi dhe të bashkëpunimit.
DETYRAT KRYESOR
  • Shqyrton vlefshmerine e dokumentacionit tekniko-ligjor te objektit sipas nje liste te miratuar;
  • Shqyrton projektet e zbatimit, preventivin dhe specifikimet teknike te objektit qe do te ndertohet dhe ben verejtjet perkatese kur konstaton mangesi dhe parregullesi;
  • Zbaton plan organizimin e punimeve, harton planet ditore, javore dhe mujore dhe paraqet tek eproret për diskutim apo miratim;
  • Zbaton te gjithe metodologjine e ndertimit si dhe jep rekomandimet e nevojshme per opsionet me te mira Menaxherit per realizimin e grafikut te punimeve;
  • Mban pergjegjesi per zbatimin e punimeve ne perputhje me projektet e zbatimit, preventivin, specifikimet teknike dhe standardet;
  • Merr pjese ne te gjitha matjet qe kryhen per volumet dhe mban proces verbale perkatese;
  • Zbaton grafikun e punimeve ne perputhje me afatet e percaktuara ne kontratat e zbatimit te punimeve;
  • Ben ndjekjen dhe monitorimin e punes sipas nenkontraktoreve, grupeve te punes apo individeve qe punojne ne objekt;
  • Ploteson cdo dite ditarin e punimeve dhe Librin e kantjerit dhe ja paraqet eproreve kur i kerkohet;
  • Harton ne menyre te vazhdueshme librezen e masave per punimet qe kryhen;
  • Ploteson ne vazhdimesi dokumentacionin tekniko-ligjor gjate fazave te ndertimit deri ne perfundim te projektit;
  • Ndjek dhe mban pergjegjesi per normativat e harxhimit te materialeve qe vendosen ne veper;
  • Kerkon qe te gjitha materialet qe vijne ne objekt te jene te shoqeruara me certifikata origjine dhe cilesie konform specifikimeve teknike;
  • Merr pjese ne kryerjen e analizave dhe provave te materialeve ne laboratore dhe atyre qe behen ne kantjer;
  • Propozon zgjidhjen e problemeve teknike dhe i diskuton me eproret perkates ne kantier.
Te interesuarit te dorezojne cv prane: infoal@eurokos.net

Informohuni se vetëm aplikantët e selektuar nga CV-të do të kontaktohen për intervistë.

Afati i dorëzimeve të CV-ve është deri më 28/02/2021.
 


Apply
Back
Top