• Himare, ofroj vend pune Arkitekt

Himare
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Arkitekture
Gjuha
Eksperienca
vetem me eksperience
Balkan Finance Investment Group, BALFIN Group, është një ndër grupet investuese më të rëndësishme dhe më të suksesshme në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Aktivitetet e Grupit BALFIN përfshijnë zhvillimin dhe manaxhimin e pasurive të paluajtshme, tregtinë me pakicë, industrinë minerare, sistemin bankar, turizmin, energjinë, logjistikë, etj. Gjeografikisht Grupi është i pranishëm në Austri, Shqipëri, Kosovë, Bosnje dhe Hercegovinë, Maqedoninë e Veriut, Mali i Zi dhe Vendet e Ulëta duke punësuar më shumë se 5’000 persona. Grupi BALFIN është në rritje të vazhdueshme dhe synon përmirësimin e qëndrueshëm dhe afatgjatë të komuniteteve nëpërmjet zhvillimit ekonomik, rritjen e punësimit dhe investimeve sociale. Kompania Mane TCI, pjesë e Grupit BALFIN, është lider në ndërtim dhe investim të projekteve zhvilluese, në Shqipëri dhe rajon. E themeluar në vitin 2001, Mane TCI është e specializuar në fushën e ndërtimeve civile dhe industriale si: Qendra Tregtare, Godina Rezidenciale, Qendra Sociale dhe Kulturore, ndërtime industriale dhe infrastrukturë.

Pozicioni: Arkitekt Kantieri Green Coast
Departamenti: Teknik
Vendndodhja: Projekti Green Coast, Palase

Përmbledhja e Pozicionit: Arkitekti i Kantierit ka një njohje shumë të mirë të projektit dhe specifikimeve të tij, kryen përgatitjen e vizatimeve arkitekturore, përgatitjen e paketave të tenderimit, programon proceset e punimeve arkitekturore, koordinon me drejtuesit e ekipeve për punimet e rifiniturave arkitekturore, mbikëqyr cilësinë e punimeve dhe afatet e punimeve arkitekturore dhe materialeve.

Detyrat dhe Përgjegjësitë Kryesore:

  • Mban lidhje te vazhdueshme me studion e projektimit;
  • Studion dhe njihet me Projektin e Zhvilluar dhe specifikimet e tij;
  • Mban komunikim me klientët, propozon zgjidhje arkitektonike, dhe koordinon midis studios arkitektonike dhe klientit;
  • Përgatit në kohë vizatime sipas kërkesave të stafit teknik të zbatimit;
  • Përgatit vizatimet arkitekturore për ti përfshirë në paketat e tenderimit, sipas natyrës së tij;
  • Shkëmben informacionin për punimet arkitekturore, të cilat nënkontraktohen me ofertues/furnizues të mundshëm;
  • Analizon ofertat për përputhshmëri me projektin dhe kërkesat e tij;
  • Analizon vizatimet e ndërtimit për përputhje me projektet e zhvilluara. Here pas here kryen edhe plotësime;
  • Ndihmon në programimin e proceseve të punimeve arkitekturore, bazuar në planin kohor të përgjithshëm;
  • Bashkëvepron / ndihmon me drejtuesit e ekipeve për punimet e rifiniturave arkitekturore;
  • Mbikëqyr cilësinë dhe afatet e punimeve të arkitekturës dhe materialeve;

  • Harton raporte të ndryshme sipas kërkesës së eproreve;
  • Lexon projektet e vilave tip, plan sistemimet e përgjithshme, infrastrukturës, specifikimet teknike dhe gjithë elementet e tjerë të projektit Green Coast;
  • Njohja me zbatimin, projektin ne terren, strukturën e kompanisë ne tërësi, dhe te projektit Green Coast ne veçanti;
  • Përpilon planimetritë e zbatimit të punimeve të rifiniturës për një grup vilash, sipas udhëzimeve të eprorëve;
  • Përgatit vizatimet e detajeve tip, të elementeve të ndryshëm të projektit sipas kërkesave të kantierit;
  • Me kërkesë të eprorit, harton raport javor për punën individuale;
  • Detyra të tjera që mund të ngarkohen.

Edukimit: Të zotërojë diplomë universiteti në programin e studimit Arkitekturë.

Kualifikime të tjera:

  • Mbi 5 vite eksperiencë si në fushën e projektimit dhe të zbatimit;
  • Përdorimi I paketës 2D dhe 3D, Auto Cad, me përparësi do të ishin edhe programet e avancuara si Revit etj;
  • Njohje shumë e mirë e legjislacionit për urbanistikën;
  • Aftësi për të sugjeruar zgjidhje dhe për të marrë vendime;
  • Aftësi të mira komunikuese dhe shprehje e qartë e ideve dhe zgjidhjeve;
  • Aftësi kritike mbi detajet e rifiniturës e shprehur ne anën funksionale dhe estetike;
  • Aftësi për të koordinuar punën dhe projektet përkatëse;
  • Aftësi për të punuar në skuadër;
  • Njohje shumë e mirë e gjuhës angleze, gjuhë të tjera të huaja do të ishin avantazh.


Mënyra e aplikimit:
Të gjithë të interesuarit mund të aplikojnë duke dërguar CV-të e tyre dhe letrën e motivimit në link (Arkitekt Kantieri Green Coast)

Afati i dorëzimit: 16/02/2021
*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887 vendosur ngaKuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.
 


Apply
Back
Top