• Durres, ofroj vend pune Drejtor Servisi (Pajisje Elektroshtepiake)

Durres
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Menaxhim
Gjuha
  1. anglisht
Eksperienca
vetem me eksperience
EPPC Albania kërkon një Drejtor Servisi (Pajisje elektroshtepiake) për klientin e saj, i cili është një ndër kompanitë lider në vend në shpërndarjen dhe shitjen me shumicë & pakicë të pajisjeve elektronike dhe elektroshtëpiake.

Përgjegjësitë Kryesore:

1. Motivon dhe organizon punën e teknikëve dhe të stafit që menaxhon;
2. Mban marrëdheniet direkte me furnitorët;
3. Asiston në rekrutimin e stafit teknik dhe në trajnimet e vazhdueshme të tyre;
4. Analizon rastet e problemeve të përsëritura dhe propozon zgjidhje të plota të tyre;
5. Kryen raporte dhe analiza sipas nevojave të departamentit si dhe kujdeset për të përmirësuar dhe rritur efektivitetin e shërbimeve që departamenti i tij ju ofron klientëve.

Kërkesat për këtë pozicion janë:

· Diplomë Universitare; (E preferueshme Inxhinieri Elektrike ose Menaxhim)
· Përvojë e mëparshme në pozicione të ngjashme; (Eksperienca në Retail përbën avantazh);
· Të zotërojë shumë mirë gjuhën Angleze dhe MS Office, vecanërisht Excel;
· Aftësi të mira menaxheriale, negociuese, organizative;
· Të ketë leje drejtimi automjeti dhe disponibilitet për të punuar përkohësisht në Durrës.

Si të aplikoni:

Për të aplikuar për këtë mundësi punësimi, ju lutemi dërgoni aplikimin tuaj duke ndjekur linkun e mëposhtëm: https://aplikim.eppc.al

Ju do të kontaktoheni vetëm në qoftë se CV-ja juaj dhe dokumentet shoqëruese do të kualifikohen.
Tek ne CV-ja juaj është e sigurt dhe trajtohet në konfidencialitet të plotë.
 
Back
Top