• Dhermi, kerkohet Supervizor Teknik

Dhermi - Palase
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Teknik
Gjuha
Eksperienca
vetem me eksperience
Balkan Finance Investment Group, BALFIN Group, është një ndër grupet investuese më të rëndësishme dhe më të suksesshme në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Aktivitetet e Grupit BALFIN përfshijnë zhvillimin dhe manaxhimin e pasurive të paluajtshme, tregtinë me pakicë, industrinë minerare, sistemin bankar, turizmin, energjinë, logjistikë, etj. Gjeografikisht Grupi është i pranishëm në Austri, Shqipëri, Kosovë, Bosnje dhe Hercegovinë, Maqedoninë e Veriut, Mali i Zi dhe Vendet e Ulëta duke punësuar më shumë se 5’000 persona. Grupi BALFIN është në rritje të vazhdueshme dhe synon përmirësimin e qëndrueshëm dhe afatgjatë të komuniteteve nëpërmjet zhvillimit ekonomik, rritjen e punësimit dhe investimeve sociale. Balfin Real Estate & Hospitality është pjesë e Balfin Group dhe mbulon shërbime shitje & marketing në fushën e real estate dhe shërbime akomoduese në industrinë e turizmit duke ofruar në treg një ekspertizë të nivelit të lartë.

Pozicioni: Supervizor Teknik
Departamenti: Asete & Shërbime
Vendndodhja: Palasë/Vlorë

Përmbledhja e Pozicionit: Supervizori Teknik është përgjegjës për kryerjen e të gjitha shërbimeve Mekanike/Hidro/Elektrike/Elektronike në sistemet përkatëse si (HVAC, aspirim-kondicionim, kolektorët e ujit, impiantin e filtrimit të ujit, linjat e furnizimit dhe shkarkimit, panelet diellore, panelet e komandimit të sistemeve HVAC, MKZ, Hidrante, sistemi sprinkler etj) si dhe monitoron/kontrollon mbarëvatjen e sistemit duke raportuar gjëndjen teknike tek eprori.

Detyrat dhe Përgjegjësitë Kryesore
  • Është përgjegjës për shfrytëzimin e të gjithë proceseve mekanike referuar sistemeve teknike të instaluara duke kryer kontrollin e pajisjeve, ndërhyrjet e nevojshme dhe mirëmbajtjen e përditshme të sistemeve;
  • Udhëheq kryerjen e punimeve mekanike/elektrike/elektronike dhe sistemeve speciale në rastet e nevojshme apo emergjente;
  • Është përgjegjes për ndjekjen e proceseve të mirëmbajtjes në sistemet e impiantit të trajtimit të ujrave të ndotura;
  • Planifikon, organizon dhe monitoron punën e përditshme për t’u siguruar se të gjitha etapat po kryhen sipas standardeve të përcaktuara;
  • Mban dhe kontrollon koston e mirëmbajtjes së sistemeve mekanike dhe sistemeve speciale;
  • Koordinon punën brënda departamentit për kryerjen e shërbimeve të mirëmbajtjes;
  • Përgatit dhe monitoron grafikun e zbatimit të punimeve të njësisë;
  • Përpilon dhe koordinon punën për përgatitjen e manualeve të mirëmbajtjes;
  • Merr pjesë në hartimin dhe zbatimin e rregullores së sigurimit teknik;
  • Harton dhe kontrollon situacionet mujore;
  • Merr pjesë në procesin e dorëzimit të njësive nga Investitori dhe Kompania Ndërtuese;
  • Siguron furnizimin me energji elektrike të Lungomares, Kampusit dhe Resortit;
  • Kur vëren ndërhyrje në rrjetin elektrik apo rrjetin e furnizimit me uje nga persona të paautorizuar, merr masa të menjëhershme dhe lajmëron autoritetet përkatëse, menaxherin e mirëmbatjes ose, në mungesë të këtij të fundit, njofton Drejtuesin e Departamentit;
  • Kujdeset për makineri apo pajisje mekanike/elektrike si Gjeneratorët, Elektropompa etj;
  • Mirëmban dhe përmirëson rrjetin e ndriçimit të Resortit, Lungomares, Kampusit etj;
  • Kujdeset për të gjitha asetet e shoqërisë në projektin Green Coast duke i mirëmbajtur ato nëpërmjet stafit teknik;

Edukimi:
· Të zotëroje diplomë universitare të ciklit të parë “Bachelor”

Eksperiencat e punës:
· Përvoja të mëparshme në këtë fushë

Aftësi të tjera:
· Të ketë eksperiencë pune në profile të ngjashme zbatimi;
· Njohuri shumë të mira të elementeve bazë të sistemit Mekanik/Hidro
· Njohuri shumë të mira të rregullores së sigurimit teknik;
· Aftësi kompetente në instalime Hidraulike/Elektrike, në kontroll dhe mirëmbajtje rrjeti;
· Aftësi për të evidentuar dhe raportuar problemet;
· Aftësi shumë të mira komunikimi dhe aftësi ndërpersonale;
· Të zotëroje diplomë teknike/ diplomë të arsimit të mesëm profesional

Mënyra e aplikimit:
Të gjithë të interesuarit mund të aplikojnë duke dërguar CV-në e tyre dhe letrën e motivimit në adresen hr@balfinrealestate.al me subjekt BRE_0121

Afati i dorëzimit: 02/02/2021
*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.
 


Apply
Back
Top