• Shqiperi, ofroj vend pune Kryearketar, Dega Fushekruje (Kontrate me afat)

Pozicioni: Kryearkëtar/e, Dega Fushekruje (Kontrate me Afat)
Divizioni: Retail

Objektivat Parësore
Përgjegjës për mbarëvajtjen e veprimeve të arkave të degës.

Rolet dhe përgjegjësitë

  • Përgjegjës për veprimet e Cash-it të arkës së tij
  • Kontrollon monedhat në rast falsifikimi ose për pavlefshmërinë e tyre
  • Përgatit balancën e Cash për monedha të ndryshme
  • Përgatit raporte ditore operative
  • Kyç dhe siguron kasafortën
  • Përgjegjës për ndjekjen e Cash-it, çeqet dhe operacionet me depozitat
  • Numëron pakot e kartmonedhave
  • Respekton dhe ndjek rregulloren për limitin maksimal të Cash-it
  • Respekton dhe ndjek rregulloren e brendshme, kryesisht për veprimet e arkës
  • Ndjek të gjitha operacionet me Departamentin e Thesarit
  • Organizon punën e arkëtarëve në degë
Edukimi dhe Eksperienca

  • Diplomë e shkollës së lartë, dega Ekonomik ose fusha të tjera të lidhura me të.
  • Të paktën 1 (një) vit eksperiencë pune në sistemin bankar.
  • Të ketë njohuri shumë të mira në përdorimin e kompjuterit.
  • Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze.

Të gjithë të interesuarit duhet të dërgojnë CV të përditësuar dhe një letër motivimi në adresën e email-it humanresources@otpbank.al . Ju lutem vini re që vetëm kandidatët e shortlistuar do të kontaktohen.

Afati i fundit i aplikimeve është 26 Janar 2021.
 


Apply
Back
Top