• Durres, ofroj vend pune Mjek

Durres
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Mjekesi
Gjuha
  1. anglisht
Eksperienca
vetem me eksperience
Pozicioni vakant per Mjek ne Durres !
Shoqata Ryder Albania (SHRA) është një organizatë jofitimprurëse e themeluar në Nëntor të vitit 1993, me mbështetje të Sue Ryder Care, të Britanisë së Madhe për ti ofruar shërbimin e kujdesit paliativ falas në shtëpi pacientëve, që vuajnë nga sëmundje kërcënuese për jetën, si kancer, të moshuar me sëmundje kronike etj. Kujdesi paliativ është ofrimi i shërbimit të specializuar mjekësor, infermieristik, psikosocial për të rritur cilësinë e jetës së pacientëve dhe familjarëve të tyre, në fazën terminale.

SHRA ofron shërbim në dy qytetet më të mëdha të Shqipërisë, përkatësisht në Tiranë dhe Durrës.Ekipi Tiranës i krijuar në vitin 1993 dhe ekipi i Durrësit i krijuar në vitin 1996.Krahas shërbimit në shtëpi për pacientët, SHRA ka kontribuar në ngritje kapacitetesh të profesionitëve të shëndetësisë,që kanë në fokusin e punës të tyre kujdesin paliativ. Gjithashtu SHRA ka luajtur një rol të rëndësishëm në integrimin e kujdesit paliativnë sektorin publik si dhe në hartimin e kuadrit ligjor dhe rregullator të këtij shërbimi.
Kriteret
• Të zotërojë diplomë të përgjithëshme në mjekesi, specializimi në onkologji do të ishte i preferueshëm.
• Të ketë mbi 3 vjet përvojë pune klinike.
• Të jetë i licensuar.
• Të jetë i motivuar për të punuar me pacientë me kancer dhe kronikë, në fazë të avancuar.
• Të zotërojë mirë gjuhën angleze në të shkruar dhe të folur .
• Të ketë aftësi komunikuese dhe të jetë i aftë të punojë në ekip
• Të njohë mirë paketën Microsoft Office.
• Të posedojë leje drejtimi për automjetin (kategoria B)
Afati i fundit për dërgimin e aplikimit është data 20 Janar 2021. Të interesuarit mund të dërgojnë CV, letrën e interesit dhe dy referenca, në adresën elektronike të Shoqatës Ryder Albania: info@ryderalbania.org
Do të kontaktohen vetëm aplikantët që do të përzgjidhen për intervistë.

 


Apply
Back
Top